Në takimin e djeshëm elektoral të Flamur Golemit në lagjen ‘Granicë’, foli ndër të tjerë edhe Lindita Rova, drejtoresha e Arsimit në Gjirokastër.
Mes euforisë dhe entuziasmit ose se realisht ashtu e mendon, Rova kërkoi 3 mandate për Flamur Golemin si kryebashkiak i Gjirokastrës.
“Flamur Golemin e duam kryetar bashkie minimumi 12 vjet”, tha Rova.
Nëse ndodh realisht kështu sic thotë drejtoresha e Arsimit, i bie që edhe Flamur Golemi të konsumojë në krye të bashkisë po aq vite sa Flamur Bimja. Megjithatë këtu e 12 vite më pas do të rrjedhin shumë ujëra. Askush nuk di të thotë se cfarë do të ndodhë më 30 qershor, jo më të parashikojë për vitet e ardhshme.
Lindita Rova është gjithashtu për vete kandidate në këto zgjedhje. Ajo garon për një vend në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës, duke u renditur në vendin e dytë.
©argjiroja.net