• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fuqia blerëse e pagës minimale në Shqipëri është katër herë më e ulët se vendet e Europës Perëndimore

02/02/2022
Fuqia blerëse e pagës minimale në Shqipëri është katër herë më e ulët se vendet e Europës Perëndimore

Paga minimale në Shqipëri vlen shumë më pak nëse llogaritet se çfarë mund të blesh me të, sipas të dhënave të Eurostat për treguesin e pagës minimale, të matur sipas standardit të fuqisë blerëse. Ndërsa diferenca me Bullgarinë (të dytën pas nesh) për pagën minimale në vlerë është rreth 17%, kur matet sipas standardit të fuqisë blerëse, hendeku thellohet, sidomos me vendet e rajonit, të cilat rezultojnë se kanë një kosto jetese më të lirë.

Standardi i fuqisë blerëse (PPS) është një njësi e përbashkët artificiale e monedhës referente, e përdorur në Bashkimin Europian, e cila eliminon dallimet e niveleve të çmimeve midis vendeve.

Pra, një PPS ju lejon të blini të njëjtin vëllim mallrash dhe shërbimesh në të gjitha vendet. Sipas Eurostat, paga minimale në Shqipëri, e matur sipas standardit të fuqisë blerëse është 365 PPS, ndërsa në Mal të Zi dhe Serbi, ky indikator është rreth 590-600 PPS, pothuajse dy herë më e lartë sesa në Shqipëri. Koston më të lirë të jetesës në rajon e ka Maqedonia e Veriut, me PPS njësi, më shumë sesa dyfishi i Shqipërisë.

Në krahasim me shtetet e zhvilluara të Europës Perëndimore, fuqia blerëse e pagës minimale në Shqipëri është katër herë më e ulët, p.sh., në krahasim me Gjermaninë.

Edhe të dhëna të tjera tregojnë se familjet shqiptare kanë peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në Europë, në totalin e buxhetit, një tregues ky i nivelit të lartë të varfërisë.

Rreth 41% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime dhe pije jo-alkoolike, një përqindje që është më e larta në rajon dhe në Europë, sipas të dhënave të Eurostat, që i referohen vitit 2019 dhe INSTAT për Shqipërinë.

Pas Shqipërisë më e lartë përqindja e shpenzimeve për ushqime e pije joalkoolike është në Maqedoninë e Veriut, me 30.6%, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina (29.5%), Mali i Zi (24%.5), Serbia (23.6%)- të dhënat për Kosovën mungojnë.

Për Bashkimin Europian-27, kjo peshë është 13%. Më e ulëta në Europë është në Mbretërinë e Bashkuar, me 7.9%, ndërsa në vendet e Bashkimit Europian, peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime e kanë rumunët me 23.1% ndaj totalit.

Buxheti i lartë që shpenzojnë familjet shqiptare në raport me totalin që ata kanë në dispozicion në një muaj është tregues i varfërisë më të lartë (ushqimet janë shpenzimi i domosdoshëm për mbijetesë), por edhe çmimeve relativisht të larta në raport me të ardhurat.

Eurostat përllogariti se më 2020 çmimet e artikujve ushqimore në Shqipëri ishin sa 83.4% e mesatares së BE-së dhe gjithashtu niveli më i lartë në Rajon.

Edhe në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), Shqipëria mban rekord.

Sipas Eurostat, shpenzimet konsumatore finale për ushqime dhe pije jo joalkoolike ishin sa 31.5% e PBB-së në vitin 2019, ndërsa vendi i dytë pas nesh është Mali i Zi me 22.7% të PBB-së. Mesatarja e Bashkimit Europian-27 për këtë tregues është vetëm 6.8% e PBB-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre
Kryesore

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës
Kryesore

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
Policia në alarm, zhduket adoleshenti shqiptar në Irlandë
Lajme

Policia në alarm, zhduket adoleshenti shqiptar në Irlandë

08/05/2025
Aksident, 4 të plagosur pas përplasjes së ambulancës me kamionin
Lajme

Aksident, 4 të plagosur pas përplasjes së ambulancës me kamionin

08/05/2025
Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë
Kryesore

Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë

08/05/2025
PSG kualifikohet në finalen e Champions
Lajme

PSG kualifikohet në finalen e Champions

08/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al