• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fshati feston lindjen e parë të një fëmije pas tetë vjetësh

21/07/2020
Fshati feston lindjen e parë të një fëmije pas tetë vjetësh

Banorët e fshatit më të vogël të Italisë po festonin dje ardhjen e banorit më të ri, beben e parë të lindur aty pas tetë vitesh. Tashmë popullata e Morterone, komunitetit të vogël malor në Lombardi, është rritur në 29 vetë, me lindjen e bebes Denis.

“Është vërtet një arsye celebrimi për të gjithë komunitetin,” tha kryebashkiakja Antonella Invernizzi.

Prindërit e Denis, Matteo e Sara, njoftuan ardhjen e djalit të tyre sipas traditës italiane të vendosjes së kordeles, blu për djemtë dhe rozë për vajzë, në derën e shtëpisë së tyre. Kjo ishte hera e parë që një kordele shihej në fshat që prej vitit 2012, kur lindi një vajzë.

Denis lindi në spitalin Alessandro Manzoni në Lecco, dhe peshonte 2.6 kg.

Sara foli me mediat vendase për shtatzaninë gjatë pandemisë së koronavirusit, e cila ka prekur më rëndë rajonin e Lombardisë në Itali, por duket se kishte kursyer Morterone.

“Shtatzania gjatë pandemisë ishte e vështirë, nuk mund të dilje për të takuar njerëzit. Tashmë do të organizojmë një festë për të gjithë fshatin. Është emocionuese që djali im ka shtuar sadopak popullatën”, tha nëna e bebes.

Lindja e Denis vjen pak pasi të dhënat tregonin se rënia e lindjeve në Itali shënoi rekordin me vetëm 420,170 bebe të lindura në 2019.

Related Posts

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Psikologia shqiptare: Tradhtia falet njëherë. Ka punë me Zotin, jo me njerëzit
Pikante

Psikologia shqiptare: Tradhtia falet njëherë. Ka punë me Zotin, jo me njerëzit

26/11/2025
Dhëndri i dha valium dhe e grabiti, flet e moshuara: Nuk kemi pasur probleme, nuk e di nga i erdhi kjo ide
Pikante

Dhëndri i dha valium dhe e grabiti, flet e moshuara: Nuk kemi pasur probleme, nuk e di nga i erdhi kjo ide

24/11/2025
Çudira shqiptare, 69-vjeçari vishet si grua për të dalë nga arresti shtëpiak (Video)
Pikante

Çudira shqiptare, 69-vjeçari vishet si grua për të dalë nga arresti shtëpiak (Video)

19/11/2025
Çmenduri/ 13-vjeçarja bëhet nënë, flet babai 17-vjeçar: E kemi traditë të martohemi shpejtë
Pikante

Çmenduri/ 13-vjeçarja bëhet nënë, flet babai 17-vjeçar: E kemi traditë të martohemi shpejtë

17/11/2025
La fshatin, për Parlamentin – Rrëfehet deputetja 24-vjeçare: Kisha punët e mia, nuk e mendoja se do më zgjidhnin…
Pikante

La fshatin, për Parlamentin – Rrëfehet deputetja 24-vjeçare: Kisha punët e mia, nuk e mendoja se do më zgjidhnin…

13/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Reagim i fortë nga Sabrina Carpenter ndaj Shtëpisë së Bardhë, ja arsyeja

Reagim i fortë nga Sabrina Carpenter ndaj Shtëpisë së Bardhë, ja arsyeja

03/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al