• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fredi Beleri nuk e hëngri si grek

13/05/2023
Fredi Beleri nuk e hëngri si grek

Nga Andi Bushati

Po të shikosh reagimet në rrjetet sociale për arrestimin nga policia të kandidatit minoritar për bashkinë e Himarës, Fred Beleri, e kupton qartë se njësoj si Erdogan po ashtu edhe Rama e ka gjetur kurdin e vet. Ai zhvilloi për ditë me radhë një fushatë raciste ndaj përfaqësuesit të opozitës duke u marrë me aspektin e tij fizik, me mënyrën se si flet gjuhën tonë zyrtare e deri në përdorimin e epiteteve që i takojnë banditëve që vjedhin votën dhe jo politikanëve që duhet ta kërkojnë përunjshëm atë.

E gjithë kjo fushatë fashistoide kulmoi me prangosjen e përfaqësuesit të minoritetit grek me akuzën për gjoja blerje votash.

Personalisht nuk kam dyshim se policia politike ka arritur të sigurojë ndonjë kleçkë kundër Fred Belerit, për të përligjur burgosjen e paimagjinueshme të një kandidati vetëm dy ditë para zgjedhjeve. Duke i ngritur çark ose ndofta duke e përgjuar në mënyrë selektive, ata do i kenë plotësuar një dosje për tu justifikuar para publikut dhe ndërkombëtarëve, se shteti ligjor ka funksionuar normalisht.

Por përpara se të shtrojmë pyetjen a ka i paguar votat e disa minoritarëve të vet kandidati i Omonias, ne duhet të hedhim në tryezë disa të tjera. Si ndodh gjithmonë që në këtë vend votat i blekërka opozita, por fitoret i korr pushteti? Si duhet të sillet një kandidat kur e di që rivali i vet i PS-së e ka hapur thesin: a duhet të luajë djalin e mirë idiot që e sheh pa reaguar kundërshtarin duke i manipuluar rezultatin, apo duhet të përdorë të njëjtat metoda me të, me riskun që të përfundojë në burg?

Si është e mundur që policia dhe prokuroritë kapin duke paguar vetëm mes radhëve të atyre që ka sulmuar politikisht Edi Rama? A nuk ndodhi kështu në 2021 me LSI-në dhe a nuk po përsëritet i njëjti film me Belerin?

Pra të gjitha këto pikëpyetje e çojnë në skajet e pabesueshmërisë fabulën e arrestimit të rastësishëm të kandidatit minoritar.

Thënë këtë, nuk dua të bëj asnjë apologji të Fred Belerit. Në mendësinë dhe botkuptimin tim, kurrë nuk do ta kisha përkrahur një kandidat të tillë, që i kërkon votat mbi motivet e një nacionalizmi të mplakur të shekujve të kaluar, që mëton të ndezë pasionet më të errëta të shtetit fqinjë, që predikon helenizimin e Himarës dhe rrugën e arritjes së këtij qëllimi. Nëse në ëndrrat më të këqia do më detyronin të votoja për një njeri të Edi Ramës, atë do ta bëja për kandidatin që i qëndronte përballë modelit politik të Belerit.

Por në këtë rast është tejet e qartë që në lojë nuk gjendet fati personal i një kandidati opozitar, qoftë edhe një të tilli, krejt të veçantë, pasi i përket një pakice etnike.

Këtu kemi të bëjmë me një vendim politik të drejtësisë. Rasti i greko -shqiptarit Beleri është njësoj si ai i patriotit tonë me gjak të kulluar, Arben Ahmetaj. Sapo i sulmoi publikisht kryeministri, ia behën prokurorët.

Prandaj ajo që ndodhi buzë shëtitores së transformuar nga Rilindja urbane, në Himarë, nuk përbën një rast krimi të thjeshtë elektoral. Ajo natyrisht ka të bëjë me eleminimin e një kandidati të fortë zgjedhor (nuk i mbyllën kufijtë si Vangjel Tavos që do importonte në Shqipëri virusin, por e mbyllën vetë brenda). Ajo ka lidhje me llogaritë e autobuzëve me minoritarë që do të vijnë nga Greqia. Ajo nuk mund të shkëputet nga grabitja e pronave të një prej zonave më të bukura të bregdetit, pronarët e të cilave ndryshe nga të ngjashmit e vet në mbarë Shqipërinë, kanë pasur një mbrojtje relative në Athinë.

E megjithatë, pavarësisht nga të tëra këto, ajo që ka ndodhur në Himarë, është një rast tipik për të ilustruar fytyrën e regjimit që na sundon. E një autokracie ku po s’i pëlqeve shefit, gjithmonë me ligj, mund të të mbyllët televizioni, mund të të hidhet në erë hoteli, ose mund të zihesh duke blerë vota. Në Shqipëri nuk kishte ndodhur kurrë më parë që një kandidat politik, i një beteje elektorale të rëndësishme, të burgosej dy ditë para garës. Kjo u realizua për herë të parë në kohë të Edi Ramës. Kjo u bë e mundur prej një shteti që vepron me urdhërat e tij. Prandaj ne sot nuk duhet ndjekim rrugën qore ku kryeministri na ka ftuar të hyjmë. Fred Beleri nuk u bë viktimë, as sepse nuk fliste mirë shqip, as sepse ushqente një nacionalizëm të verbër.

Ai nuk e hëngri si grek, po si qytetar që donte të konkurronte brenda mundësive që të jep ky vend. Por, në hapsira autokratike një gjë e tillë është e pamundur. Edhe modeli politik i Edi Ramës, Erdogani, e ka shfrytëzuar shpesh ligjin për të nxjerë jashtë lojë kundërshtarët. Këtë po bën edhe nxënësi i tij i zellshëm në Tiranë. Duke shkuar edhe një shkallë më lart në përvetësimin e modelit të sulltanit turk. Duke nxitur pasionet kundër pakicave etnike për të kamufluar kalkulimet politike. Prandaj, me arrestimin e Belerit mund të thuhet se Rama e gjeti dhe kurdin e vet armik./Lapsi.al

Related Posts

E rëndë/ Shuhet në aksident 28-vjeçari
Kryesore

Aksident me vdekje në aksin Lushnje-Berat (Emrat)

10/01/2026
Ulet niveli i Vjosës, por ka ende prani të ujit në disa banesa në Novoselë e Bishan
Kryesore

Ulet niveli i Vjosës, por ka ende prani të ujit në disa banesa në Novoselë e Bishan

10/01/2026
Kodi i ri Penal/ Deri në 8 vite burg për ata që shesin ilaçe pa leje dhe të skaduara
Kryesore

Lajm i mirë, aplikimin për pasaportë mund ta bëni në çdo zyrë pavarësisht vendbanimit tuaj

10/01/2026
Sandër Çipa: Lukova mbledh pushues nga gjithë bota, në Spile protestat zvogëlojnë Himarën (FOTO)
Blog

Për Roland Çenen, dirigjenti që estetizonte heshtjen dhe interpretimin masiv orkestral

10/01/2026
Bllokohet sërish rruga Gjirokastër-Tepelenë
Kryesore

Bllokohet sërish rruga Gjirokastër-Tepelenë

10/01/2026
I ftohti mbërthen Shqipërinë, ja çfarë ndodh në fundjavë
Kryesore

Dëborë dhe ngrica, si është gjendja e rrugëve në vend

09/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prag historie, suksesi i ekipeve shqiptare “pushton” Panorama Sport

Bregu kthehet në lider te Dinamo, pesë herë përzgjidhet te më të mirët

11/01/2026
16 milionë dollarë dëmshpërblim? Bad Bunny akuzohet për përdorim pa leje të zërit të një gruaje

16 milionë dollarë dëmshpërblim? Bad Bunny akuzohet për përdorim pa leje të zërit të një gruaje

11/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al