Në vendin më piktoresk të Grykës së Këlcyrës, atje ku rrjedhja e Vjosës bëhet fantastike, prej disa ditësh po hidhet beton.
Megjithëae bashkia e Këlcyrës pohon që nuk ka dhënë leje pronari i fabrikës që prodhon ujin Trebeshina vazhdon punimet duke ndërtuar një kullë betoni që mbledh ujrat e ujvarës dhe një urë që kalon mbi Vjosë për të cuar ujin në fabrikë.
Organet e rendit kanë mbetur të paralizuara pasi siç thuhet në zonë, për këtë ndërtim, janë futur në sherr drejtuesit sicialistë të pushtetit lokal me pronarin e firmës ndërtuese që pohon se ka marrë lejen nga kryeministri për këtë investim.
Dhe situata është aq absurde sa askush nuk ndërhyn ndërkohë që betoni shkatërron rrjedhën e Vjosës. /lapsi.al