Bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë. Kështu thotë e vepron Tritan Shehu, drejtuesi politik i PD-së në qarkun Gjirokastër, i cili në shumë raste këto ditë të para të fushatës shkel kufizimet e pandemisë së Covid 19. Mjafton të shohësh disa takime të tij ku vihen re njerëz pa maska dhe më shumë se 10 persona. Edhe pse me profesion mjek, kur vjen puna te zbatimi i kufizimeve të pandemisë, i pari që i shkel është Tritan Shehu.
Ai që prej kohësh bërtiste e akuzonte në Facebook për moszbatim të masave të vendosura nga qeveria. Ndërkohë sot bën të kundërtën e asaj që ka trumbetuar. Tritan Shehu me siguri e ka bërë vaksinën antiCovid, ndoshta si mjek, por pse jo edhe si pensionist që ka prioritet, se si personalitet me siguri që nuk i vinte radha.
Por ai s’mund të rrezikojë të tjerë persona që i shkojnë nëpër takime, mes tyre edhe të moshuar. E habitshme është gjithashtu se si Policia e Shtetit nga ana tjetër nuk merr masat përkatëse duk aplikuar gjoba sic bën për qytetarët e zakonshëm. Shihni fotot më poshtë.
©argjiroja.net