Ujëvara e Selckës është një bukuri natyrore që tërheq shumë vizitorë në qarkun Gjirokastër, sidomos gjatë stinës së verës. Por mes atyre që shkojnë aty ka edhe të papërgjegjshëm, që pasi largohen lenë ku të mundin shishe plastike, kanace, qese e gjithfarë mbetjesh të tjera. Sigurisht që aty pranë mungojnë kushat pasi bëhet fjalë për një atraksion larg zonës së banuar, por asgjë nuk kushton nëse ata që shkojnë aty dhe konsumojnë dicka t’i marrin plehrat me vete në qese e t’i depozitojnë në koshin më të afërt. Qeset dhe shishet plastike që ju hidhni aty janë një kërcënim për faunën e asaj zone dhe për jetën njerëzore pasi biodegradimi i tyre kërkon qindra vjet.
©argjiroja.net