• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Floriana Garo: Unë isha dikushi, nuk jam anonime, dhe i vajta Bashës ta ndihmoja vullnetarish, por më zhgënjeu. Berisha ka formulën magjike

13/04/2022
Floriana Garo: Unë isha dikushi, nuk jam anonime, dhe i vajta Bashës ta ndihmoja vullnetarish, por më zhgënjeu. Berisha ka formulën magjike

Floriana Garo ka deklaruar se ka votuar gjithmonë Partinë Demokratike, edhe kur nuk ka qenë pjesë organike e kësaj partie. Në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, Garo foli pse zgjodhi t’i bashkohet Berishës dhe pse u zhgënjye nga Basha

-Zonja Garo, juve iu ra të punoni për PD në kohë lufte.

– E çuditshme! Nuk e kuptojnë shumë njerëz këtë zgjedhje timen, por unë e kam ditur gjithmonë se vetëm Sali Berisha do ta bënte PD të fitonte.

-E keni njohur më parë zotin Berisha?

-E kam njohur prej vitesh. Ai e ka patur formulën e fitores dhe më parë.

-Kur keni votuar për herë të parë?

-Kur kam mbushur 18 vjeç.

-Se mund të keni votuar dhe PS…

-Partinë Socialiste nuk e kam votuar, këtë mund ta them me siguri.

-Edi Ramën nuk e ke votuar asnjëherë…

-Jo, nuk e kam votuar.

-Domethënë ke votuar Lulzim Bashën

-Po, kam votuar Partinë Demokratike.

-Ju keni qenë dhe pjesë e stafit të Lulzim Bashës dhe keni luajtur një rol të rëndësishëm.

-Sigurisht. Unë kam qenë pjesë e stafit të Lulzim Bashës. Kam besuar të vlerat e djathta, kam ardhur të kontribuoj për PD duke mos e njohur mirë zotin Basha. Megjithatë kur e pashë punën me të, kuptova që nuk ishte ashtu siç unë e prisja.

-Pse aty te ajo tavolina rrethore ku bëhen mbledhjet e grupit, Sali Berisha ulet në vendin e kryetarit të PD, kur akoma nuk kemi një kryetar?

-Është interesante pyetja. Megjithatë nuk besoj se ka dyshime për vlerat dhe eksperiencën e zotit Berisha dhe meritën e zotit Berisha për momentin që nuk është zgjedhur ende kryetar për tu ulur në atë karrige.

-Zonja Garo, ju keni patur një marrëdhënie të çuditshme me zotin Basha. Në fillim ai iu afroi pranë PD-së.

-Jo, unë u afrova vetë në PD. Shkova e takova dhe i thashë se dua të jap kontributin tim për Partinë Demokratike. Unë nuk isha askushi, as anonime. Unë isha një figurë publike që vija nga Zvicra, me një familje të shëndoshë, me shkollim në Amerikë, dhe po vija të jepja kontributin tim për PD-në.

-Pse u zhgënjyet ju nga zoti Basha?

-Unë u zhgënjeva sepse siç e thashë unë kam patur një takim me zotin Basha që ka qenë një takim shumë i mirë. Në atë takim zoti Basha më është dukur shumë europian. Megjithatë duke punuar me të, pastaj e kam parë që nuk ishte ai drejtues partie që duhet të ishte.

-Cili ishte defekti më i madh i zotit Basha?

-Nuk mbante fjalën!

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kiara Tito siç nuk e keni parë kurrë më parë (VIDEO)
Paparazzi

Kiara Tito siç nuk e keni parë kurrë më parë (VIDEO)

06/06/2023
Antonela Berisha habit me deklaratën: Do luftoja për Luizin
Lajme

Antonela Berisha habit me deklaratën: Do luftoja për Luizin

04/06/2023
Tre shqiptare marrin pjesë në MTV Music Awards, njëra prej tyre në rolin e prezantueses
Kryesore

I quajtën shqiptarët kriminelë, Dua Lipa kritikon ministrat britanikë: Mendimi juaj është dritëshkurtër dhe mendjevogëlsi

06/06/2023
I vetmi që nuk përfitoi nga fama e tij, Luizi na prezanton me mikun e tij më të mirë (FOTO)
Lajme

I vetmi që nuk përfitoi nga fama e tij, Luizi na prezanton me mikun e tij më të mirë (FOTO)

31/05/2023
Kurorëzojnë dashurinë në vendin përrallor, zbulohet data e dasmës së Arbanës dhe Eduartit
Paparazzi

Kurorëzojnë dashurinë në vendin përrallor, zbulohet data e dasmës së Arbanës dhe Eduartit

31/05/2023
Stresi gati për luftë: Le të vijnë k*rvat gati na kanë! Besa-besës me shokë e miq drejt Kosovës
Lajme

Stresi gati për luftë: Le të vijnë k*rvat gati na kanë! Besa-besës me shokë e miq drejt Kosovës

31/05/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

10 të arrestuar në 5 muaj, si ranë njëri pas tjetrit zyrtarët e Kadastrës dhe Bashkisë Sarandë

Rrahu ish bashkëjetuesen, arrestohet 50-vjeçari në Këlcyrë

06/06/2023
Kapen me laborator heroine kushërinjtë e ish-ministrit

Kreu i një organizate kriminale, shqiptari arrestohet në Greqi

06/06/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al