• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flet vajza, ja çfarë ka ndodhur mes saj dhe djalit të deputetit të PS-së

27/09/2018
Flet vajza, ja çfarë ka ndodhur mes saj dhe djalit të deputetit të PS-së

Në një intervistë për “Report TV”, vajza që thuhet se u përdhunua nga djali i deputetit socialist, është shprehur se “Kemi pasur një periudhë të gjata që kemi qenë të dashur pastaj i kemi shkëputur marrëdhëniet për arsye personale.

Kisha një konflikt me personin, dhe u paraqita në Polici. Një me mbiemër Koldashi e mori dëshminë time.

Më pas nxorën urdhër arresti për djalin, dhe më pas në 7 e 30 jemi paraqit në polici të Fushë Krujës kur doja ta tërhiqja kallëzimin. Pastaj shkova dhe e tërhoqa kallëzimin, sepse u sqarova me personin në fjalë”.

Intervista e Xhisiela Malokut

Sa vite keni qenë të lidhur me njëri-tjetrin?

Kemi qenë të lidhur, të dashur për një periudhë të gjatë, më pas i shkëputëm marrëdhëniet për arsye personale.

Më datën 21 korrik 2018, ju keni shkuar në polici dhe keni bërë një denoncim, me çfarë lidhej ky denoncim?

Kisha një konflikt me Rexhepin, shkova në komisariatin nr 3 në Tiranë ku bëra edhe kallëzimin.

Kush e mori kallëzimin?

Kallëzimin e mori një oficer Koldashi, Elton.

Çfarë ndodhi më pas?

Më pas nxorrën urdhër-arresti dhe u morën të gjitha masat për djalin dhe më pas në orën 7 pasdite shkova të tërhiqja kallëzimin tek komisariati në Fushë-Krujë.

Në Fushë-Krujë kush ishte oficeri të cilit i thatë se donit të tërhiqnit denoncimin?

Ishte Gentian Çitozi, oficeri i policisë në Fushë-Krujë.

Cila ishte biseda që ju patët me të?

I tregova ngjarjen dhe i thashë që dua të tërheq kallëzimin dhe ai mori deklaratën time.

E keni parë një kopje të deklaratës?

Po, dhe të nesërmen e kërkova për ta pare. Shkova në SHKB, për të tërhequr kallëzimin. Unë u sqarova me personin në fjalë, dhe donim ta mbyllnim të dy këtë gjë.

Ku shkuat më pas?

Shkova në SHKB në Durrës. U tërhoqa, pasi isha e ngarkuar emocionalisht nga të gjithë ngjarjet që kishin ndodhur. Pashë mesazhet tek Berisha, kishte dalë në media. Doja ta mbyllja.

A ju ka kërcënuar njeri për të tërhequr kallëzimin?
Jo.

Kur ju ishit në Komisariatin e Fushë-Krujës, Rexhepi ishte i ndaluar në këtë komisariat?

Po, kur unë kam shkuar aty ai ndodhej në zyrën e Gentian Çitozi.

Patët ndonjë komunikim?

Po, pata. Biseduam normalisht.

Kur jeni takuar me oficerin Emiljano Nuhu?

Një javë më pas pasi u paraqita në komisariatin e Fushë-Krujës, rreth dates 27 korrik.

Keni patur kontakt më herët me oficerin Emiljano Nuhu?

Jo, se kam parë asnjëherë më parë.

Jeni në dijeni të letrës që ka dërguar Emiljano Nuhu për drejtorin e policisë Ardi Veliu, presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe kryeprokurores Arta Marku?

Po, nëse është deklarata e tij, po e di, prandaj jam këtu. Mund të them që deklarata e tij është 90% gënjeshtër.

Le t’i marrim një e nga një pretendimet e tij. Ai thotë se ka hetuar për veprën penale të përndjekjes. A keni qenë ju e përndjekur nga Rexhep Rrahja?

Jo, nuk është e vërtetë.

Oficeri thotë se nuk e ka marrë njeri kallëzimin tuaj?

Jo, nuk është e vërtetë. Tek komisariati 3 dhe 6 kanë qenë në gatishmëri.

Në momentin kur ju keni qenë në komisariatin e Fushë-Krujës, kush tjetër, përveç ju të dyve ka qenë në komisariat?

Kanë qenë disa kushërinj të tij, por Taulant Balla dhe Rrahmanin nuk i kam parë fare.

Oficeri Nuhu thotë se deputeti Rrahman Rrahja iu ka thënë policëve: Largohuni se kemi pak punë.?

Jo, nuk është e vërtetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025
Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon
Argjiro +

Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon

25/12/2024

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

11 maji, pse lista e hapur e PS janë e vetmja garë në Gjirokastër

Numërohen votat e Dropullit, ja cili është kandidati më i votuar

13/05/2025

Tritan Shehu hesht për humbjen, falënderon vetëm Lazaratin: Fshati është persekutuar nga regjimi i Ramës

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al