• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flet shqiptari që takoi Maradonën: Bënte veprime të çuditshme, i theu të gjitha çfarë ishin në suitën e hotelit

03/12/2020
Flet shqiptari që takoi Maradonën: Bënte veprime të çuditshme, i theu të gjitha çfarë ishin në suitën e hotelit

Një tifoz që është rritur duke parë Maradonën nga TV se si bënte magji me topin në fushë, natyrisht që ka ëndërruar ta ndjekë minimalisht legjendën në një ndeshje “live” nga stadiumi, e aq më tepër ta takojë për të bërë një foto ose marrë një autograf.

Me shumë fat mund të quhet shqiptari që jeton prej më shumë se dy dekadash në Greqi, Drini Çaushi, i cili nuk është një emër i panjohur për opinionin sportiv. Prej kohësh ai është menaxher futbolli, por njihet shumë për fiksimin që ka në koleksionin e fanellave të skuadrave.

Drini është një i çmendur pas Maradonës që prej vitit 1980, por mbi të gjitha ka pasur shansin ta takojë dhe bisedojë nga afër me legjendën e futbollit. Një histori shumë e bukur që 47-vjeçari e rrëfen ekskluzivisht për “Panorama Sport”.

Drini, kur e keni ndjekur për herë të parë Maradonën dhe si u bëtë tifoz i çmendur i tij?

Si çdo fëmijë që ndjek futbollin, e ka një idhull. Për mua ai ishte Diego Armando Maradona. Ka qenë viti 1980, kur unë kam ndjekur një ndeshje miqësore mes Argjentinës dhe Brazilit. Aty jam dashuruar me lojën e Maradonës. Në atë ndeshje fitoi Argjentina me golin e tij. Isha vetëm 7 vjeç dhe u bëra i çmendur pas Diegos.

E kisha idhull në çdo gjë që bënte, por në vitet e komunizmit që po jetonim në Shqipëri, nuk e imagjinoja ndonjëherë se do të vinte dita që do të takoja Diegon. Ishte një ëndërr që nisi të mendohej edhe më shumë kur u hapën kufijtë dhe unë më pas emigrova në Greqi. Që atëherë kam ëndërruar se kjo do të bëhej realitet. Të gjithë në Tiranë në vitet ’80-’90 më njihnin mirë dhe sa i çmendur isha për Maradonën.

Çfarë të thoshnin miqtë?

Është e çuditshme sepse të gjithë në ato vite më thërrisnin: Diego Çaushi dhe jo Drini Çaushi. Si rezultat i çmendurisë sime për Maradonën, tani që ai humbi jetën, ndoshta nuk ju besohet, por në adresën time kanë ardhur me qindra mesazhe ngushëlluese nga miq e shokë ndër vite, duke ditur që unë e kam idhull. Kam luajtur vetë futboll dhe në ato vite mundohesha ta imitoja Maradonën në çdo gjë. Edhe në bankat e shkollës çdo gjë që shkruaja ishte pikërisht rreth tij, formacionit të Argjentinës dhe Napolit.

Thatë që ëndërronit ta takonit një ditë Diegon…

Po, kjo ishte ëndrra ime. Kur jetoja në Shqipëri e shikoja si diçka të parealizueshme, por fati bëri që unë ta realizoja këtë ëndërr.

Cili ka qenë kontakti juaj i parë?

Kontakti im i parë nga afër me Maradonën ka qenë në vitin 2005.

Maradona me shqiptarin Drini Caushi logo

Si ndodhi?

Në nëntor të vitit 2005 ai erdhi në Greqi. Ishte i ftuar nga klubi i Olimpiakosit dhe firma sportive, “Puma”. Erdhi shumë mbipeshë dhe në një gjendje psikologjike të rënduar. Reagonte në mënyrë shumë të çuditshme. Pra, Diego i madh ishte i paparashikueshëm edhe kur e kishe një metër afër…

Pse, çfarë bënte?

Bënte veprime të çuditshme, nuk i duronte dot njerëzit. Siç ishte në lojë, ishte edhe në jetë, i paparashikueshëm. Në ato dy ditë që qëndroi në hotelin “Grand Bretanja” në Athinë, shkatërroi gjithë suitën. I theu të gjitha çfarë ishin në dhomë, pasi nuk kishte rënë dakord me sponsorin për shifrën që duhet të merrte pas ardhjes në Greqi.

Gjithë ky acarim u kuptua sapo ai doli nga hoteli, ku me mijëra fansa e prisnin. Ishte një tërbim i jashtëzakonshëm nga Diego, pasi nuk pranonte njëri t’i afrohej. Por, unë i gjeta mënyrën, duke rënë në sy me diçka që mendoja se ai do të qetësohej kur të më shikonte./ PanoramaSport

Related Posts

VIDEO/ Shpërdoron avantazhin e dyfishtë, Chelsea zhgënjen në Premier League
Sport

VIDEO/ Shpërdoron avantazhin e dyfishtë, Chelsea zhgënjen në Premier League

10/02/2026
Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë
Sport

Frymë pozitive te “Demat” e Partizanit, grupit i bashkohet një titullar

10/02/2026
Intervista e rrallë e norvegjezit që fitoi medalje, pranon në TV se e tradhëtoi të dashurën
Sport

Intervista e rrallë e norvegjezit që fitoi medalje, pranon në TV se e tradhëtoi të dashurën

10/02/2026
VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, sulmuesi kuqezi shënon me Trabzonspor
Sport

Në Turqi zbulojnë prapaskenat: Trabzonspori po mendonte largimin e Muçit në janar

10/02/2026
Intervista e rrallë e norvegjezit që fitoi medalje, pranon në TV se e tradhëtoi të dashurën
Sport

Intervista e rrallë e norvegjezit që fitoi medalje, pranon në TV se e tradhëtoi të dashurën

10/02/2026
Tirana prezanton mesfushorin, përforcohen bardheblutë
Sport

Tirana prezanton mesfushorin, përforcohen bardheblutë

10/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

‘Përçahen’ dy kunatat në Big Brother, Selin: Ka lënë skema të shëmtuara me mua

‘Përçahen’ dy kunatat në Big Brother, Selin: Ka lënë skema të shëmtuara me mua

10/02/2026
VIDEO/ Shpërdoron avantazhin e dyfishtë, Chelsea zhgënjen në Premier League

VIDEO/ Shpërdoron avantazhin e dyfishtë, Chelsea zhgënjen në Premier League

10/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al