32-vjeçari Babis Anagnostopulos është penduar për krimin makabër që kreu majin e kaluar ku vrau bashkëshorten e tij Caroline Crouch dhe më pas mashtroi për 37 ditë derisa pranoi krimin. Avokati i tij thotë se Anagnostopulos kërkon një dënim shembullor për veten nga drejtësia. Së shpejti ai do të mbërrijë në Prokurori për të mësuar urdhërin e arrestit pas rrëfimit të djeshëm ku pranonte krimin dhe zbardhi edhe ngjarjen se si ai kishte vrarë gruan.