• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flamurtari, 20 milionë lekë për fitoren në Gjirokastër

15/04/2017
Flamurtari, 20 milionë lekë për fitoren në Gjirokastër

Për të arritur me çdo kusht qëndrimin në elitë, drejtuesit e klubit vlonjat po provojnë të gjitha mënyrat, pasi e kanë të qartë se mbijetesa është shumë e vështirë. Për ndeshjen e radhës në Gjirokastër ata kanë menduar ta motivojnë ekipin me një shpërblim, që mund të kapë shifrën e 20 milionë lekëve, por kjo shumë nuk është e konfirmuar zyrtarisht. Vlonjatët duan 3 pikët ndaj Luftëtarit, në një transfertë, që cilësohet mjaft e vështirë. Burime nga klubi kuqezi kanë pohuar për gazetën se skuadrës do t’i akordohet shpërblim për çdo ndeshje, por kuptohet që vlera do të ndryshojë. Më shumë rëndësi kanë ndeshjet jashtë fushe, ku shifrat e shpërblimit do të jenë më të larta. Në ndeshje të tilla, siç është kjo e radhës me Luftëtarin në Gjirokastër, shkalla e vështirësisë është e lartë. Për një fitore të mundshme në Gjirokastër, lojtarët e Flamurtarit pritet të përfitojnë deri në 20 milionë lekë të vjetra, por mbetet për t’u parë se sa do të jenë në gjendje ata për ta mposhtur Luftëtarin në fushën e tij.

Por kjo transfertë nuk është e vetmja sa u takon shpërblimeve, sepse kjo praktikë do të ndiqet deri në fund të kampionatit. Të njëjtat burime në klubin e Flamurtarit saktësojnë se do të ketë shpërblim financiar për çdo fitore edhe në Vlorë. Por, në raste të tilla, vlera e shpërblimit do të jetë 10 milionë lekë të vjetra, pra gjysma e shifrës për fitoret e mundshme në transfertë. Mësohet se skuadra nuk do të përfitojë asnjë shpërblim në rast barazimi, si për ndeshjet shtëpiake, ashtu edhe për ato në transfertë. Barazimi në takimet e mbetura në Vlorë nuk mund të konsiderohet pozitiv, edhe pse do të luhet me disa skuadra të vështira, siç është edhe Partizani. Duke parë renditjen dhe rrezikun e rënies, klubi vlonjat ka menduar që motivimi më i madh të jetë për ndeshjet jashtë fushe, ku fitorja do të kishte vlera të dyfishta. Duket një ngacmim për lojtarët për të kërkuar maksimumin nga këta të fundit. Klubi po luan edhe një tjetër “kartë”, këtë të premiove, që pritet të ketë ndikimin e vet në qëndrimin e Flamurtarit mes më të mirëve të futbollit shqiptar. Mbetet për t’u parë se sa fitore do të arrijnë vlonjatët në këto 8 javë të mbetura./sport ekspres

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Mbrojtësi i Kombëtares njofton largimin nga Famalicao
Lajme

Mbrojtësi i Kombëtares njofton largimin nga Famalicao

10/05/2025
PSG kualifikohet në finalen e Champions
Lajme

PSG kualifikohet në finalen e Champions

08/05/2025
Lara Colturi mbetet kuqezi, prapaskenat e betejës me Italinë
Kryesore

Lara Colturi mbetet kuqezi, prapaskenat e betejës me Italinë

30/04/2025
Strakosha me flamurin shqiptar në dorezat e AEK-ut të Athinës
Kryesore

Strakosha me flamurin shqiptar në dorezat e AEK-ut të Athinës

22/04/2025
FSHF nisi kontaktet për ta afruar në Kombëtare, Fulham kërkon mesfushorin shqiptar
Kryesore

FSHF nisi kontaktet për ta afruar në Kombëtare, Fulham kërkon mesfushorin shqiptar

20/04/2025
Futbolli në zi! Ndahet nga jeta pas një aksidenti fatal me makinë ish-mesfushori
Lajme

Futbolli në zi! Ndahet nga jeta pas një aksidenti fatal me makinë ish-mesfushori

19/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

122 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun

122 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun

11/05/2025
“Giro d’Italia”, sot etapa e fundit në Vlorë. Ja rrugët që do të bllokohen

“Giro d’Italia”, sot etapa e fundit në Vlorë. Ja rrugët që do të bllokohen

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al