• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flamur Golemi tallet në Kuvend me Tritan Shehun: Edhe kur investimet përfundojnë, atij i duken ende projekte 3D

18/10/2018
Fjalimi në Kuvend, Flamur Golemi: Njerëz me pushtet morën tokat e Lunxhërisë, gjoja për të ndërtuar ferma, por thjesht përfitonin para nga skemat e subvencioneve

Deputeti socialist Flamur Golemi, ka folur sot në Kuvend për disa investime që janë kryer vitet e fundit në qarkun Gjirokastër apo janë ende në proces. Ndër të tjera ai ka bërë edhe ironi me kolegun e opozitës, Tritan Shehu, lidhur me deklaratat e këtij të fundit se investimet e Ramës janë thjesht projekte 3D.

“Ka disa ditë që ka nisur puna për ndërtimin e Rrugës Kardhiq-Delvinë, një projekt ky i madh infrastrukturor dhe strategjik për jugun e vendit. Siç thotë Kryeministri, rruga e lënë rrugëve nga paraardhësit tanë, nuk mund të vazhdonte më të ishte një projekt i harruar. Kantieri tashmë është hapur dhe punimet vijojnë për të mos u ndalur deri në përfundimin e plotë të këtij aksi të rëndësishëm jo vetëm për Sarandën dhe Gjirokastrën, por për të gjithë jugun”, tha Golemi.

Sipas tij ky aks krijon një perspektivë të rë për gjithë zonën rurale mes Gjirokastrës, Sarandës dhe Delvinës.

“Nuk di të them me saktësi nëse Gjirokastra ka qenë e ‘përkëdhelura’ e qeverisë, kur vjen puna tek investimet, por ju garantoj se kurrë më parë s’ka patur kaq shumë vëmendje ndaj këtij qarku sesa këto pesë vitet e fundit. Falë vendosmërisë dhe vizionit për ta kthyer qytetin e gurtë, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, në një pol të rëndësishëm të zhvillimit të turizmit në jug të vendit, u bë një punë fantastike me Fondin Shqiptaro Amerikan të Zhvillimit për restaurimin e Pazarit Historik të Gjirokastrës. Shifrat e vizitorëve përgjatë këtyre muajve të vitit 2018 janë impresionuese dhe ku e ku më të larta sesa pesë vjet më parë”, tha Golemi

Në fund deputeti i Gjirokastrës shprehu keqardhje për Tritan Shehun, si dhe i bëri thirrje opozitës të rikthehet në Kuvend.

“Hera herës s’e fsheh dot keqardhjen për kolegun e opozitës në Gjirokastër, i cili çdo investimi të qeverisë e konsideron thjesht si “projekt 3D”, madje edhe atëhere kur investimi është përfunduar. Natyrisht që s’jam duke thënë se s’ka më nevojë për investime në Gjirokastër apo në mbarë vendin.  Realisht është bërë shumë punë në këto 5 vjet, por akoma më tepër mbetet për t’u bërë. E përfundoj këtu fjalën time, me thirrjen për opozitën që t’i rikthehet Kuvendit dhe të heqë dorë nga kinematografia e dështuar alla Babale”, u shpreh Golemi.

Related Posts

Tepelenë, 56-vjeçari gjendet e i pajetë në stan, dyshimet e para
Kryesore

Tepelenë, 56-vjeçari gjendet e i pajetë në stan, dyshimet e para

14/01/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

E rëndë në Këlcyrë, vëllai dhe xhaxhai marrin me forcë në automjet dhe dhunojnë 30-vjeçaren

14/01/2026
Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari
Kryesore

Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari

14/01/2026
Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës
Kryesore

Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës

14/01/2026
Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë
Kryesore

Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë

13/01/2026
Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri
Kryesore

Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri

13/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Limi flet hapur për Albën: Më tërheq diçka më e thellë se pamja

Limi flet hapur për Albën: Më tërheq diçka më e thellë se pamja

14/01/2026
Inter vuan por ia del ndaj Lecces, ngec Napoli

Inter vuan por ia del ndaj Lecces, ngec Napoli

14/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al