Bashkia Gjirokastër ka përfunduar ndriçimin publik të rrugës së lagjes “Zinxhira”, një investim që nisi disa ditë më parë dhe ku është aplikuar teknologjia “LED”. Kryebashkiaku Flamur Golemi ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video që tregon si ishte rruga më parë dhe si është sot.
Postimi i plotë i Golemit
Fjala jonë është puna, jo llafet që i merr era👉 Shihni pak si ishte rruga e lagjes “Zinxhira” për vite me radhë dhe si e transformuam në më pak se tre javë. Ndriçim publik me teknologjinë LED, një formë efiçente që do ta aplikojmë edhe në rrugë të tjera të qytetit e fshatrave. Ky segment shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj lagje dhe për bizneset, sot e tutje s’ka për të qenë më një makth për ata që e përshkojnë natën, por një lehtësi e jashtëzakonshme që e realizuam në një kohë rekord falë mbështetjes së miqve tanë të “CESVI”. Do të vazhdojmë me investime të tjera edhe pse jemi në një vit të vështirë për shkak të pandemisë. #GjirokastraQëDuam bëhet realitet me punë dhe përkushtim🙏