Vijojnë ndryshimet në Bashkinë Gjirokastër. Sot Flamur Golemi ka bërë lëvizjen e radhës, duke shkarkuar drejtorin aktual të Ujësjellësit, Dhimo Kristidhi.
Në vend të tij është emëruar Gentian Llogo, ish-kryetar i PS-së dhe më pas Administrator i Universitetit ‘Eqrem Çabej’. Golemi dhe përfaqësues të tjerë të bashkisë bënë sot prezantimin e Llogos me stafin e Ndërmarrjes së Ujësjellësit.
Ky është drejtori i katërt që vjen në Bashkinë Gjirokastër pas marrjes së mandatit nga Flamur Golemi.
©argjiroja.net