Nga Flamur Golemi
30 ditë me zemrën plot nga Gjirokastra ime. Një fushatë model, një rrugëtim i gjelbër si asnjëherë më parë me pemë të reja që i shtuam qytetit, me një dialog të jashtëzakonshëm në çdo lagje e çdo fshat, me zemër të hapur dhe duke parë njëri-tjetrin në sy.
Duke treguar me krenari gjithçka kemi arritur, duke dëgjuar me përulësi shqetësimet e kujtdo, duke pranuar gabimet, duke kërkuar ndjesë dhe duke u zotuar për të vijuar #PËRPARA me besimin se ne jemi alternativa e vetme që meriton të drejtojë Gjirokastrën.
Kemi dëshmuar me punë e përkushtim të vazhdueshëm se kemi modelin ndryshe të qeverisjes, që jemi këtu në çdo kohë me njerëzit dhe për njerëzit. E diela do të jetë një ditë feste dhe besimi për të ardhmen. Së bashku mund të bëjmë shumë më shumë sesa arritëm në mandatin e parë mes shumë vështirësive që na frenuan jo pak.
Basti ynë është puna, fjalët tona janë veprat. Le të dalim në zgjedhje më 14 maj, të përmbushim të drejtën tonë e t’i japim forcë përpjekjes sonë të përbashkët për ta bërë Gjirokastrën një alternativë të parë për fëmijët tanë, që ata të ndërtojnë këtu të ardhmen e të jenë krenarë për vendlindjen e tyre njësoj siç jemi ne krenarë për këtë pasuri të jashtëzakonshme që na kanë lënë të parët tanë. Faleminderit me ❤️ të gjithëve!