• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fjalimi i kryeministrit shqiptar në 2030-ën

04/11/2021
‘​Përfundimisht është bërë shumë usta’

Nga Klodian Tomorri

Të dashur qytetarë,

Vij sot para jush me zemër të rëndë. Siç e keni dëgjuar tashmë, Shqipëria është përfshirë nga një krizë e rëndë financiare. Kjo është një krizë që nuk erdhi nga hici, fatkeqësisht atë e kemi gatuar ne me duart tona.

Për shumë vite, qeveritë tona kanë jetuar përtej mundësive të tyre. Duke krijuar një parajsë imagjinare, ato na premtuan njëkohësisht taksa të ulëta dhe investime të mëdha publike. Të gjithë ne filluam të besonim se mund të mashtronim ligjet e ekonomisë dhe realitetin e ashpër të aritmetikës buxhetore. Dhe kështu pak nga pak mbollëm farat e kësaj krize.

Sot në listëpagesën e qeverisë janë 35 koncesione, të cilat marrin 600 milionë euro çdo vit. Janë kontrata të qeverive të mëparshme. Siç e dini, qeveria jonë anulloi disa prej tyre. Por ata na paditën në arbitrazh duke na marrë mbi 1 miliardë euro dëmshpërblime në dy vitet e fundit.

Deri më tani, të gjitha këto fatura i kemi mbuluar përmes rritjes së borxhit. Por gjatë viteve të fundit, teksa pesha e borxhit ndaj PBB-së shënonte rekorde të njëpasnjëshme, investitorët nisën të bëheshin nervozë dhe filluan të kërkonin interesa gjithmonë e më të larta.

Interesat e larta rritën koston e shërbimit të borxhit tonë publik duke iu bashkangjitur presioneve të shpenzimeve për faturat e koncesioneve. Si rezultat, ne e gjetëm veten në një rreth vicioz me deficit gjithmonë në rritje dhe besimin e investitorëve gjithmonë në rënie.

Për një kohë të gjatë ne i injoruam sinjalet e krizës. Qeveritë vazhduan të merrnin hua, edhe pse diferenciali mes interesave të borxhit dhe rritjes nominale të ekonomisë (i-g), ishte i lartë. Kur ekonomistët na thanë se kjo nuk mund të vazhdonte për shumë kohë, ne nuk i morëm asnjëherë seriozisht ata.

Ne shpresonim se duke investuar në projekte publike, paratë e marra borxh do të zgjeronin ekonominë duke e shlyer veten e tyre. Por fatkeqësisht shumë nga investimet e qeverisë rezultuan jo fizibël, ndërsa ato përmes PPP-ve kanë një bilanc edhe më të thellë negativ mes kostos dhe përfitimeve.

Të dashur qytetarë,

Krizat ngjizen për një kohë të gjatë, por përshkallëzohen shumë shpejt. Javën e kaluar, Ministria jonë e Financave tentoi të emetojë një Eurobond të ri prej 700 milionë eurosh, në mënyrë që qeveria të kishte mundësi për të financuar defiçitin. Por tregjet nuk e besojnë më Shqipërinë. Tashmë askush nuk pranon t’i japë më borxh qeverisë shqiptare.
Shumë nga ju pyesin se çfarë do të ndodhë tani?

Unë sapo jam kthyer nga një takim në selinë e FMN-së dhe jam i kënaqur t’iu jap një lajm të mirë. Pas bisedimeve me FMN-në, ne arritëm të siguronim një linjë kredie për të mos lejuar falimentimin e buxhetit. Por kjo kredi vjen me disa kushte:

1- Nga 1 janari pagat dhe pensionet ulen me 20%
2- Mosha e pensionit rritet 80 vjeç për burrat dhe 75 për gratë
3- Ndihma ekonomike nga viti i ardhshëm përgjysmohet
4- Tatim-fitimi, TAP dhe sigurimet rriten në 35%
5- Çmimi i energjisë elektrike dhe ujit rritet me 25%
6- Taksa mbi biznesin e vogël rritet në 20%, akcizat rriten me 15%
7- Shpenzimet publike në shëndetësinë dhe arsim ulen me 20%

Të dashur qytetarë,

Ne presim që 5 vitet e ardhshme të jenë të vështira për qindra mijë familje. Qeveria do të bëjë sa të mundet për të evituar rritje katastrofike të varfërisë, falimentim masiv të bizneseve dhe pamundësinë e qytetarëve për të patur shërbim shëndetësor. Por kjo nuk do të jetë e lehtë. Megjithatë, ne jemi një popull, që kemi kaluar shumë sakrifica në historinë tonë. Unë jam i bindur se edhe këtë herë do t’ia dalim.

Related Posts

I riu nga Tepelena rrezikonte dënimin me vdekje në Kinë, ndërhyrja diplomatike shpëton shqiptarin
Kryesore

I riu nga Tepelena rrezikonte dënimin me vdekje në Kinë, ndërhyrja diplomatike shpëton shqiptarin

30/06/2025
Shefi i tenderave në rrjetën e SPAK, gjykata cakton masë sigurie
Kryesore

Shefi i tenderave në rrjetën e SPAK, gjykata cakton masë sigurie

30/06/2025
Dogjën kullota dhe ullishte në Sarandë e Vlorë, ja kush janë dy piromanët e arrestuar
Kryesore

Punonte me saldim, por dogji një sipërfaqe toke në Arshi Lengo, nën hetim 56-vjeçari

30/06/2025
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, 4 të plagosur

30/06/2025
Me aparat në duar për zhurmat, policia “mësyn” në lokalet e Pazarit të Gjirokastrës (VIDEO)
Kryesore

Me aparat në duar për zhurmat, policia “mësyn” në lokalet e Pazarit të Gjirokastrës (VIDEO)

30/06/2025
Goditet në Sarandë grupi që vidhte mjete lundruese në Korfuz, 1 i arrestuar, 3 në kërkim (VIDEO)
Kryesore

Goditet në Sarandë grupi që vidhte mjete lundruese në Korfuz, 1 i arrestuar, 3 në kërkim (VIDEO)

30/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Deklarata e ASAP Rocky që “tradhtoi” gjininë e fëmijës që pret me Rihannën

Deklarata e ASAP Rocky që “tradhtoi” gjininë e fëmijës që pret me Rihannën

30/06/2025
Luks i shfrenuar dhe të shtëna me armë, polemika për dasmën madhështore të djalit të liderit të Çeçenisë

Luks i shfrenuar dhe të shtëna me armë, polemika për dasmën madhështore të djalit të liderit të Çeçenisë

30/06/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al