Është inaguruar sot ujësjellësi i ri i fshatit Kostar të Bashkisë Finiq, një investim rreth 3 milionë lekë të reja, nga të cilat 10 mijë euro janë kontribut i vetë banorëve të fshatit. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishte i pranishëm kryebashkiaku Kristaq Kico, konsulli grek në Gjirokastër, Konstantinos Mihelis, anëtarë të këshillit bashkiak etj. Kryebashkiaku Kico tha gjatë fjalsës së tij se shumë shpejt do të nisin punimet edhe për ujësjellësin e Merkos në Aliko.
©argjiroja.net