News 24 ka bërë një speciale për Gjirokastrën në këtë fundviti, ku pjesa e Pazarit ka marrë një pamje krejt të veçantë për shkak të dekorit, por edhe sepse mbetet një nga zonat më atraktive për banorët vendas dhe vizitorët. Gazetarja Brikena Metaj ka zhvilluar një interviste edhe me kryebashkiakun Flamur Golemi, i cili thotë se Gjirokastra ka gjithmonë dicka për të ofruar. Sipas tij bashkia ka zhvilluar gjatë muajit dhjetor dhe në vijim një seri aktivitetesh festive që i japin qytetit një tjetër atmosferë. Në videon më poshtë shihni kronikën e plotë.