-Policia e Gjirokastrës ka ngritur postblloqe në aksin nacional Kakavijë-Gjirokastër dhe çdo makinë që kalon po kontrollohet. Shkak është bërë festa kombëtare e Greqisë e cila njihet si dita e “JO”-së, që festohet në jug të vendit.
Minoritarët grekë vijnë në Shqipëri për të zhvilluar ceremoni në varrezat e ushtarëve grekë në zonën e Këlcyrës. Në vendin e quajtur Ura e Leklit ndodhen disa shërbime të Policisë së rendit dhe Rrugorës për të ndaluar dhe kontrolluar çdo makinë që kalon në këtë zonë.
28 tetori i vitit 1940 njihet në Greqi si dita e “JO”-së, ditë kur u shënua fillimi i luftës italo-greke. Që atëherë, përvjetorët e kësaj dite festohen në Greqi si festë kombëtare.