• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fatura e emigracionit, sa i kushton Shqipërisë ikja e të rinjve?

07/11/2022
Fatura e emigracionit, sa i kushton Shqipërisë ikja e të rinjve?

Nëse nuk do të merren masa konkrete si: bursa apo punësim i garantuar për disa degë të mësuesisë; fonde mbështetëse për të rinjtë që duan të zhvillojnë sipërmarrje në zonat rurale ku jetojnë; pagesa stimuluese për lindjet si psh 50 euro në muaj për çdo fëmijë nga 0-6 vjeç; garantimin e vendeve të punës për të kthimin e trurit në vend; më tepër siguri shëndetësore, ushqimore apo arsim më cilësorë; etj., emigracioni dhe plakja e popullsisë do jetë shkatërrimi i ekonomisë së vendit….

Sot është normale që personat të spostohen në vende të tjera për të zhvilluar sa më mirë aftësitë e tyre kjo lëvizshmëri mund të konsiderohet fenomen global. Problemi i emigracionit apo më saktë i ikjes së të rinjve, lind kur në një vend ikin shumë më tepër persona sesa kthehen.

Në këtë rast kemi të bëjmë me humbjen e të ashtuquajturit “kapitali human”. Nëse ky fenomen vazhdon prej dekadash siç po ndodh në Shqipëri ka efekte në kapacitetin e të bërit inovacion, në reduktimin e produktivitetit të vendit dhe në mënyrë indirekte në rritjen e pagës në mënyrë të “sforcuar” që gjeneron kosto për ndërmarrjet, si dhe në një sërë eksternalitetesh negative që do të paraqiten në vijim.

Këto efekte anësore kanë një kosto ekonomike komplekse, që është relativisht shumë e vështirë ti jepet një vlerë emigracionit, pasi është humbje e njohurive potenciale, dëmton perspektivat e rritjes në të ardhmen, dëmton sistemin arsimor, sistemin e pensioneve, cilësinë në sistemin sanitar etj.

Referuar të dhënave të Instat dhe Eurostat rezulton se Shqipëria ka një nivel shumë të ulët të punësimit të të rinjve (15-29 vjeç), rreth 20.9% për 2021.

Të rinjtë në Shqipëri hasin vështirësi në gjetjen e punëve të kualifikuara dhe të mirëpaguara, duke mos garantuar dot një të ardhme të sigurt për ta, kjo bën që të rinjtë sidomos ata të zonave periferike të Shqipërisë të emigrojnë (gati 570 mijë Shqiptarë kanë emigruar në 10 vitet e fundit).

Ky fenomen sipas burimeve të dhënave ndërkombëtare (Unicef, Eurostat, IOM) rezulton të jetë në rritje të ndjeshme, ku shqiptarët rezultojnë në vendet e para në Europër për kërkimin e azilit politik (sipas Eurostat në 2020 shqiptarët zinin vendin e dytë për azilkërkuesit me18 kërkesa për 100 mijë banorë). Pjesa dërmuese e tyre ishin të rinj nën moshën 34 vjeç. Në periudhën janar shkurt të 2022 1 në 3 maturantë mendonin të vazhdonin studimet universitare jashtë Shqipërisë.

Referuar të dhënave të Instat në 2017 popullsia me moshë nga 0-19 vjeç ishte 732,315 ndërsa në 2021 kaloi në 647.864, me një rënie prej 11.5% vetëm në 4 vitet e fundit. Ndërsa popullsia në pension (mbi 65 vjeç) është rritur nga 552.492 që ish në 2017 në 625.973 persona, duke u rritur me 13.3%.

Pasojat

Reduktohet numri i të rinjve dhe rritet numri i pensionistëve, të parët prodhojnë vlerë të shtuar të dytët konsumojnë vlerë (pensione dhe shërbim sanitar). Nga viti në vit skema e pensioneve po përkeqësohet.

Nëse në 1990 ne kishim 4 kontribuues (të punësuar) për çdo 1 përfitues pensioni (pensionist) sot kemi 1.4 kontribues për çdo pensionist. Nëse do ti referohemi projeksioneve të popullsisë sipas grupmoshave në 2030 do të kemi 1.1 kontribuues për 1 përfitues (sistemi i pensioneve kalon padyshim në kolaps).

Emigracioni është një kosto shumë konsistente, nga këndvështrimi i kapitalit human, pasi formimi i një personi ka një kosto për shoqërinë dhe familjen.

Sot një familje harxhon mesatarisht 8% të buxhetit familjar për rritjen dhe edukimin e fëmijëve nga lindja deri në 24 vjeç një familje harxhon rreth 42 mijë euro. Po ashtu qeveria shpenzon rreth 18 mijë euro për formimin e një të riu (nga klasa e parë fillore deri në maturën shtetërore, po ashtu rreth 36000 euro i kushton vendit dhe familjes formimi i një mjeku ku në vitet e fundit janë larguar rreth 20000 mjekë dhe infermierë nga Shqipëria, gati 2000 infermierë dhe mjek çdo vit largohen nga Shqipëria, drejt vendeve të zhvilluara.

Nga Shqipëria largohen çdo vit rreth 55000 mijë veta nga të cilët rreth 90% nuk kthehen më në periudhën afatshkurtër apo afatmesme dhe rreth 35% e tyre janë deri në moshën 25 vjeç. Kjo nënkupton se ne humbasim rreth 630 milionë euro çdo vit vetëm nga largimi i të rinjve që nuk kthehen më në vendlindje. Kjo është humbja në formimin e kapitalit human. Por nuk është e vetmja humbje.

Largimi i të rinjve sidomos nga zonat rurale po ndikon negativisht në strukturën demografike të popullsisë dhe po rriten ndjeshëm kostot te punës në sektorët jo produktivë siç është bujqësia dhe blegtoria. Largimi po bëhet problem dhe në qytete. Sot një sektor jo shumë produktiv si ai fason po detyrohen jo vetëm të rriti ndjeshëm pagat për të siguruar forcë punëtore por edhe të kërkojë në vendet e largëta si Nepali apo Bangladeshi duke menduar tashmë jo vetëm për pagat por edhe akomodimin e tyre.

Efektet janë shkatërrimtare në cilësinë e sistemit shëndetësor nga ikja e mjekëve dhe e infermierëve (nga 140 mjekë për 100 mijë banorë që kish Shqipëria në vitin 2000, ndërsa në 2018 kishim vetëm 110 mjekë për 100 mijë banorë ku mesatarja e BE-së ishte 348 mjekë për çdo 100 mijë banorë. Spitalet në qytete dhe një pjesë e atyre rajonale po shkojnë drejt kthimit në ambulatorë apo drejt mbylljes fare.

Largimi i të rinjve redukton numrin e lindjeve dhe numrin e nxënësve në arsimin parauniversitar duke e kaluar raportin nxënës mësues nga 20 që ka qenë në vitet 2000 në rreth 7.8 në qarkun e Gjirokastrës, kjo nënkupton që në shumë zona kemi kaluar në klasa kolektive, pra reduktim të ndjeshëm të cilësisë dhe rezultateve të të nxënit.

Largimi i të rinjve nënkupton po ashtu rënie të kërkesës agregate në tërësi apo të konsumit në shumë sektorë specifik në veçanti, çdo i ri që po ikën redukton kërkesën agregate afatgjatë me mijëra euro (nuk blen një shtëpi, nuk blen veshje, nuk konsumon ushqime në vend etj).

Largimi i personave të kualifikuar si inxhinieret apo programuesit po reduktojnë ndjeshëm nga viti në vit avantazhin që kishte Shqipëria në raport me vendet e zhvilluara për gjetjen e kapitalit human të mirëarsimuar me kosto më të ulët se mesatarja e BE-së.

Nëse nuk do të merren masa konkrete si: bursa apo punësim i garantuar për disa degë të mësuesisë; fonde mbështetëse për të rinjtë që duan të zhvillojnë sipërmarrje në zonat rurale ku jetojnë; pagesa stimuluese për lindjet si psh 50 euro në muaj për çdo fëmijë nga 0-6 vjeç; garantimin e vendeve të punës për të kthimin e trurit në vend; më tepër siguri shëndetësore, ushqimore apo arsim më cilësorë; etj., emigracioni dhe plakja e popullsisë do jetë shkatërrimi i ekonomisë së vendit./Monitor

Related Posts

I riu nga Tepelena rrezikonte dënimin me vdekje në Kinë, ndërhyrja diplomatike shpëton shqiptarin
Kryesore

I riu nga Tepelena rrezikonte dënimin me vdekje në Kinë, ndërhyrja diplomatike shpëton shqiptarin

30/06/2025
Shefi i tenderave në rrjetën e SPAK, gjykata cakton masë sigurie
Kryesore

Shefi i tenderave në rrjetën e SPAK, gjykata cakton masë sigurie

30/06/2025
Dogjën kullota dhe ullishte në Sarandë e Vlorë, ja kush janë dy piromanët e arrestuar
Kryesore

Punonte me saldim, por dogji një sipërfaqe toke në Arshi Lengo, nën hetim 56-vjeçari

30/06/2025
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, 4 të plagosur

30/06/2025
Me aparat në duar për zhurmat, policia “mësyn” në lokalet e Pazarit të Gjirokastrës (VIDEO)
Kryesore

Me aparat në duar për zhurmat, policia “mësyn” në lokalet e Pazarit të Gjirokastrës (VIDEO)

30/06/2025
Goditet në Sarandë grupi që vidhte mjete lundruese në Korfuz, 1 i arrestuar, 3 në kërkim (VIDEO)
Kryesore

Goditet në Sarandë grupi që vidhte mjete lundruese në Korfuz, 1 i arrestuar, 3 në kërkim (VIDEO)

30/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Drejtuesit e filmave të James Bond ‘ngushtojnë listën e tyre në vetëm TRE kandidatë’

Drejtuesit e filmave të James Bond ‘ngushtojnë listën e tyre në vetëm TRE kandidatë’

30/06/2025
VIDEO/ Fluminense befason Interin, kryeson pas 45 minutash

VIDEO/ Zhgënjim total i Interit, Fluminense “fluturon” në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve

30/06/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al