Fatmir Mediu po luan të gjitha kartat, që të dalë deputet nga lista e PD-së. Për këtë arsye ai ka nisur presionin ndaj Lulzim Bashës, duke nxjerrë kandidatët e PR-së për zgjedhjet e 25 prillit. Më pas ka thënë se është gati të bëjë koalicion edhe me LSI-në e Monika Kryemadhit. Ndërsa në një intervistë për Report TV ka flirtuar edhe me Edi Ramën, duke deklaruar se është gati të ulet për kafe me të.
“Unë do e bëj vaksinë , nuk kam frikë nga teoritë konspirative me vendosje çipi. Në raport personal nuk kam asgjë me Ramën, mund edhe të pi kafe me të. Unë kundërshtarin politik nuk e shoh si armik, nuk e kam zgjedhur unë Ramën, por socialistët”, tha Mediu.