Bashkimi Europian do të hidhet në sulm kundër lajmeve të rreme. Blloku ka vendosur që një komision i posaçëm pranë Parlamentit Europian do të zbulojë dhe luftojë ndikimin e huaj kibernetik. BE beson se tani në kohën e emergjencës shëndetësore Covid-19 janë shtuar fushatat dezinformuese.
Brukseli ngriti i pari alarmin duke thënë se Europa ishte e mbuluar me lajme të rreme, të cilat sipas zv/presidentes së Komisionit Europian, Vera Jourova nuk janë të rrezikshme vetëm për arsye shëndetësore, por edhe synojnë hapur shpërbërjen e besimit tek qeveritë dhe mediat. Si shembull i deklaratës së saj Jourova mori rritjen e menjëhershme të numrit të kundërshtarëve të vaksinës në Gjermani. Në më pak se dy muaj, sipas një studimi, gatishmëria për vaksinim në Gjermani ra me 20%.
Përvecc kësaj, në internet ka dhe shumë teori konspiracioni. Njëra prej tyre thotë që themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates bashkë me BE-në duan të përgjojnë njerëzit. I ngarkuari i BE-së për politikën e jashtme, Joseph Borell tha se dezinformimi mund edhe të vrasë.