• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Eurostat: Shqipëria po plaket shumë më shpejt se Europa

11/11/2022
Eurostat: Shqipëria po plaket shumë më shpejt se Europa

Shqipëria është ende një nga popullsitë me moshë më të re në Europë, por po plaket me ritme shumë më të shpejta se shtetet e tjera. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat popullsia shqiptare e grupmoshës deri në 14 vjeç është “tkurrur” me 3.1% pikë përqindje, për periudhën 2014 -2021, duke kryesuar kështu listën e tridhjetë e shtatë vendeve për të cilat janë publikuar të dhënat (Kosova mungon).

Nga 19.6% që ishte përqindja e popullsisë deri në 14 vjeç në vitin 2014, ka zbritur në 16.5% në fund të 2021-t. Për të njëjtën periudhë, ky tregues për vendet e Bashkimit Europian është reduktuar maksimalisht nga 0 në 1.8 pikë përqindje (shiko grafikun: Sa është reduktuar në pikë% grupmosha 0-14 vjeç, 2021/2014).

Ritme të larta të plakjes pas Shqipërisë kanë edhe Turqia dhe Islanda me nga 1.8 pikë përqindje secila, Irlanda me 1.5 pikë përqindje dhe Holanda me 1.4 pikë përqindje. Më e qëndrueshme duket plakja për vendet e tjera të rajonit si Maqedonia e Veriut me 0.8 pikë përqindje dhe Mali i Zi me 0.7 pikë përqindje.

Shqipëria ende bën pjesë në grupin e vendeve me popullsi të re në moshë, me moshë mediane 38.2 vjeç, në fund të 2021-t, (nga 44 vjeç që është mesatarja e Europës) por ritmet e plakjes vitet e fundit janë më të shpejta nga sa ka ndodhur në vendet e tjera të Europës sidomos të BE-së. Mosha mediane, është kufiri që ndaj popullsinë në dy grupe të barabarta, dmth në Shqipëria gjysma e popullsisë është më e re se 38.2 vjeç. Në gjithë dekadën e fundit, popullsia e vendit u moshua me 5 vite, sipas të dhënave të tjera të INSTAT.

Por cilat janë disa nga shkaqet që kanë çuar vendin në këtë situatë?
Nga njëra anë gratë shqiptare po lindin më pak. Indeksi sintetik i fekonditetit ka shënuar rënie nga 1.73 në 2014-ën në 1,32 në vitin që lame pas. Në Europë, shkalla e lindshmërisë u vlerësua të ishte 1.49 lindje për grua për vitin 2022. Emigracioni i lartë i popullsisë së moshë riprodhuese dhe ndryshimi i stilit të jetesës janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë tendencë.

Faktori tjetër lidhet me emigracionin e familjeve që largohen me fëmijë të vegjël. Të dhëna të tjera të Eurostat tregojnë se rreth 30% e kërkesa për azil janë të grupmoshës deri në 14 vjeç. Disa shtete si Gjermania, të cilat kanë filluar procesin e plakjes disa dekada më parë tashmë janë duke përjetuar rikuperim të popullsisë prej politikave që kanë rritur normat e lindshmërisë.

Si po përmbyset piramida e popullsisë?
Në vitin 2001, Shqipëria regjistronte rreth 30% të popullsisë totale në grupmoshën deri në 14 vjeç. E njëjta grup-moshë regjistrohet të jetë reduktuar në 19.57% në 2014 dhe 16.5% në 2021 referuar të dhënave të Institutit të Statistikave. Vitet më të këqija, ku ritmi i rigjenerimit ka qenë më i ulët rezultojnë të jenë ato mes periudhës 2006-2012. (shiko grafikun: pesha e grupmoshës 0-14 vjeç ndaj totalit të popullsisë.

Në të kundërt është rritur pesha e popullsisë së moshuar, 60-74 vjeç, që zinte 15.9% të totalit të popullsisë në 2021, nga 8.6% në vitin 2001. (shiko grafikun: Popullsia sipas grupmoshave, 2011 vs 2021)

Të rinjtë në vendet e Bashkimit Europian
Shtetet Europiane kanë disa vite që e kanë kuptuar rëndësinë e një popullsie të re në moshë, ndaj kanë marrë masa për moslejimin e plakjes së popullatës, kryesisht përmes politikave të emigracionit të hapur, ose lehtësimit të proceduarave për të rinjtë e arsimuar.

Sipas Eurostat, të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç përbëjnë rreth 16.3% të popullsisë totale të BE-së. Ato përbënin më shumë se një të katërtën e popullsisë së përgjithshme në rajonin e kryeqytetit danez të Byen Kobenhavn , si dhe në qytetet studentore të Overig Groningen në Holandë dhe Heidelberg. Stadtkreis në Gjermani. Në mbi 46 rajone në të gjithë BE-në, të rinjtë përbëjnë të paktën një të pestën e popullsisë totale.

Këto janë rajone kryesisht urbane apo qytete universitare dhe ishin të përqendruara në një numër të vogël shtetesh anëtare të BE-së si Belgjikë, Danimarkë, Gjermani, Greqi, Spanjë, Francë, Qipro, Holandë dhe Suedi. Duke parë të ardhmen dhe bazuar në parashikimet e Eurostat për popullsinë, të rinjtë do të përbëjnë 14,9% të popullsisë së BE-së deri në vitin 2050, ose 1,4 pikë përqindje më e ulët se në 2021, duke treguar shenja të plakjes progresive të Popullsia e BE-së.

Ndërkohë, po sipas këtyre parashikimeve, janë 16 zona ku numri i të rinjve parashikohet të mbetet konstant ose të vazhdojë të rritet në 16 zona, 14 prej të cilave ndodhen në Gjermani./monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al