• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Eurostat rendit shtetet bregdetare të Europës për nga cilësia e ujërave, ku radhitet Shqipëria

04/08/2020
Eurostat rendit shtetet bregdetare të Europës për nga cilësia e ujërave, ku radhitet Shqipëria

Në ditët e para të gushtit e gjithë Europa është dyndur drejt plazheve, për të marrë rreze dielli dhe për të shuar vapën në ujërat e detit. Për shkak të kufizimeve nga pandemia, pjesa më e madhe i janë drejtuar zonave lokale, ndërsa shtetet që nuk kanë det po shkojnë drejt fqinjëve.
Por, a e dini se cilat shtete kanë ujërat më të pastra në Europë?
Sllovenia është shteti që ka plazhet me cilësinë më të mirë të ujit në Europë, sipas një publikimi të fundit që ka bërë Eurostat, ku krahason shtetet e Europës, që lagen nga detet. Ky publikim bëhet në kuadër të plotësimit të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, një prej të cilëve është “jeta nën ujë”. Të dhënat i referohen vitit 2018.
Sipas Eurostat, të gjitha plazhet e Sllovenisë janë me një cilësi të jashtëzakonshme të ujit.
Në vend të dytë për plazhet më të pastra është Qipro, me 99.1% të sipërfaqes bregdetare që mund të notohet, duke e klasifikuar si ujë me cilësi të jashtëzakonshme.
Më pas renditen Malta (98.9%), Belgjika (97.6), Greqia (97.1).
Mesatarja e Bashkimit Europian me 27 anëtare (Britania e Madhe nuk përfshihet më), është 88.1% e sipërfaqes bregdetare të ujit, ku mund të notohet, që është e një cilësie të jashtëzakonshme.
Shqipëria renditet ndër 10 vendet e fundit (e shtata nga fundi) për cilësinë më të dobët të ujërave bregdetare, ku 65.7% e ujërave është e një cilësie të mirë. Ndonëse në raport me shtetet e tjera të Europës mbetemi shumë pas, në krahasim me vetveten janë bërë përmirësime të ndjeshme. Në vitin 2015, vetëm 32% e ujërave në bregdet kishin cilësi të shkëlqyer. Tre vjet më vonë, kjo peshë është dyfishuar.
Në 2015-n, Shqipëria renditej e dyta në Europë, për cilësinë e keqe të ujit të detit, pas Rumanisë.
Detet më të papastër në Europë i kanë Polonia (vetëm 30.8% e sipërfaqes ujore bregdetare ka cilësi të shkëlqyer), e ndjekur nga Bullgaria (53.4%), Estonia (55.6), Rumania (57.1).
“Jeta nën ujë”, një nga objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm synon ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve të oqeaneve e deteve, shkruan ‘monitor’.
Cilësia e ujit të plazheve vlerësohet sipas standardeve për parametrat mikrobiologjikë. Treguesi llogaritet bazuar në rezultatin e 16 kampioneve të marrjes së mostrave në katër vjet për të qenë të sigurt se shumica e ngjarjeve të motit janë të mbuluara. Direktiva e Ujit të Plazheve kërkon që Shtetet Anëtare të identifikojnë dhe vlerësojnë cilësinë e të gjitha ujërave në tokë dhe detare dhe t’i klasifikojnë këto ujëra si “të varfra”, “të mjaftueshëm”, “të mirë” ose “të shkëlqyeshëm” në varësi të niveleve të baktereve fekale të zbuluara. Të dhënat e paraqitura në këtë pjesë merren nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA).

Related Posts

VIDEO/ Të mëdhatë nuk falin në Champions, triumfojnë Bayern dhe Barcelona, shkëlqen Liverpool
Sport

VIDEO/ Të mëdhatë nuk falin në Champions, triumfojnë Bayern dhe Barcelona, shkëlqen Liverpool

21/01/2026
VIDEO/ Barazim mes Galatasaray dhe Atleticos, dy gola në Champions
Sport

VIDEO/ Barazim mes Galatasaray dhe Atleticos, dy gola në Champions

21/01/2026
VIDEO/ Barazim thriller i Al Ittihad, Mitaj realizon gol në shtesë
Sport

Lajm i mirë për Mitaj, trajneri merr vendimin për mbrojtësin

21/01/2026
Zyrtare te Flamurtari, dy afrime në Vlorë
Sport

Zyrtare te Flamurtari, dy afrime në Vlorë

21/01/2026
Elite Youth Development Academy zhvillon ndeshje miqësore në kuadër të programit të saj zhvillimor
Sport

Elite Youth Development Academy zhvillon ndeshje miqësore në kuadër të programit të saj zhvillimor

21/01/2026
“Duam Botërorin”, Silvinjo: Kemi arritur një ëndërr, tani të shkojmë drejt objektivit
Sport

“Duam Botërorin”, Silvinjo: Kemi arritur një ëndërr, tani të shkojmë drejt objektivit

21/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mbesa e Ziver Veizit: Përgjegjësit për 4 të vrarët në 21 Janar duhet të dalin para drejtësisë

Mbesa e Ziver Veizit: Përgjegjësit për 4 të vrarët në 21 Janar duhet të dalin para drejtësisë

22/01/2026
Alba për Limin: S’ka qenë i pari por do të jetë i fundit deri në përjetësi!

Alba për Limin: S’ka qenë i pari por do të jetë i fundit deri në përjetësi!

21/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al