• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Euro, lekë, pension dhe pasaportë greke, ja si i “bleu votat” në Himarë kandidati Fredi Beleri

17/05/2023
Fredi Beleri shfaq shqetësime shëndetësore/ Në seancën gjyqësore edhe ambasadorja greke

Euro dhe lek, premtime për dhënien e shtetësisë greke dhe sigurimin e pensioni nga qeveria helene, kanë qënë format kryesore të blerjes së votave nga Fredi Beleri.

Kandidati fitues i kualicionit “Bashkë Fitojmë”, aktualisht ndodhet në burg së bashku bashkëpuntorin e tij të ngushtë, Pandeli Kokaveshi, për të cilët tashmë dosja është rregjistruar në prokurorinë e posaçme SPAK, për akuzën e “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”.

Sipas vendimit të gjykatës prej 17 fletë, disa persona në Himarë, mereshin me aktivitet kriminal në fushën e krimeve zgjedhore, dhe më konkretisht me shit-blerjen e votës, duke u premtuar qytetarëve të ndryshëm ofrimin e shumave të caktuara në të holla kundrejt dhënies së votës.

Dyshohet se personat e përfshirë i përkasin subjektit politik “Bashkë Fitojme” dhe deri më tani rezultojnë të jenë Dhionisios Alfred Beleri, Sihat Guraj, Andrea Zeneli, Bledar Janushaj, Bashkim Davacaj dhe Koço Balla.

Në dosje evidentohet dyshime se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kundrejt përfitimeve materiale të marra nga kandidati për Kryetar Bashkie i Aleancës Politike “Bashkë Fitojmë”, Dhionisios Alfred Petro Beleri, marrin shuma me vlera monetare nga ky i fundit dhe i shpërndajnë ato kundrejt premtimit për votë nga shtetas të ndryshëm në njësinë Administrative Horë- Vramsht dhe fshatrave që përmbledh kjo njësi administrative.

Më tej, në dosje evidentohet fakti se veç lekëve dhe eurove, në këmbim të votës pro subjektit Fredi Beleri, është premtimi për përfshirjen në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe përfitimin e pensionit në shtetin grek.

Në dosje evidentohet dhe një nga episodet e dokumentuara, ku Fredi Beleri, hyn në negociata me shtetasin A.R, për blerjen e 13 votave. Alfredi, i ka thënë se do verifikontë një gjë të tillë dhe do të komunikonin sërish bashkë për tu takuar.

Në vijim të kësaj bisede, sërish në 10 Maj 2023, ata janë takuar më njëri-tjetrin në lagjen “Potam”, jashtë ambienteve të lokalit “Gelateria”, ku sipas bisedave ambientale të përgjuara, kanë biseduar në mënyrë të përmbledhur lidhur me listën prej 13 personash të dorëzuar nga shtetasi A.R dhe shumën monetare që duhej të përfitonte secili prej tyre në këmbim të votës pro kandidatit Dhinisios Alfred Beleri.

Në këtë bisedë, ky shtetas i ka premtuar shtetasit A.R se do të paguante shumën prej 50 euro për person dhe 300 euro për shtetasin A.R, nëse shtetasi Dhionisios Alfred Beleri bindej sipas verifikimeve që ai do të kryente, se vota ishte hedhur pro tij.

Në këtë bisedë, Alfred Beleri,i premton shtetasit A.R se shumën monetare, do t’ja jepte po atë natë në darkë ose të nesërmen në mëngjes, përmes bashkëpuntorit të tij, Pandeli Kokaveshi./ Ora news

Related Posts

Ministrja e Brendshme: Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet. Policia në krye të detyrës
Kryesore

Ministrja e Brendshme: Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet. Policia në krye të detyrës

10/02/2026
Protesta e opozitës, 8 policë të lënduar përfundojnë në spital
Kryesore

Protesta e opozitës, 8 policë të lënduar përfundojnë në spital

10/02/2026
I njëjti skenar/ Fjalime, molotov dhe ujë nga policia, mbyllet protesta e opozitës
Kryesore

I njëjti skenar/ Fjalime, molotov dhe ujë nga policia, mbyllet protesta e opozitës

10/02/2026
Berisha: Rama po rrezikon anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Kryesore

Berisha: Rama po rrezikon anëtarësimin e Shqipërisë në BE

10/02/2026
Aktorja e njohur çon në gjykatë Qeverinë dhe AKSHI-n, kërkon pezullimin e ministres “Diella”
Kryesore

Aktorja e njohur çon në gjykatë Qeverinë dhe AKSHI-n, kërkon pezullimin e ministres “Diella”

10/02/2026
Sot protesta e opozitës, 1300 policë në terren
Kryesore

Sot protesta e opozitës, 1300 policë në terren

10/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

‘Përçahen’ dy kunatat në Big Brother, Selin: Ka lënë skema të shëmtuara me mua

‘Përçahen’ dy kunatat në Big Brother, Selin: Ka lënë skema të shëmtuara me mua

10/02/2026
VIDEO/ Shpërdoron avantazhin e dyfishtë, Chelsea zhgënjen në Premier League

VIDEO/ Shpërdoron avantazhin e dyfishtë, Chelsea zhgënjen në Premier League

10/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al