• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Erit i kanë vrarë babanë! Çfarë ndodhi 29 vite më parë në Gjirokastër

13/05/2023
Erit i kanë vrarë babanë! Çfarë ndodhi 29 vite më parë në Gjirokastër

Nga Arbër Hitaj

Ishte mëngjesi i 11 prillit 1994, kur në atë mëngjes me kohë gri tipike për Gjirokastrën, dola për të luajtur me shokët e lagjes. Ishim shumë të lidhur me gjitonët, traditë e bukur kjo e ndikuar edhe nga periudha komuniste. Dola si ç’do mëngjes për të takuar shokët. I gjeta te cepi i pallatit të mërzitur. Çfarë ka i pyeta? Erit i kanë vrarë babanë! U shtanga, isha vetëm 8 vjeç dhe ishte hera e parë që dëgjoja lajm për një vrasje aq pranë.

Lajmi mori dhenë, nëpër qytet dhe në lajme. Ne shkuam te shoku jonë Eri dhe të motra e tij e vogël, më kujtohet si tani pikëllimi i vogëlushëve, pa harruar të ëmën e Erit, një grua e dashur me profesion kuzhiniere të “Shtëpia e Oficerit” në Gjirokastër. Edhe pse i vogël, e mbaj mend Fatmir Shehun babai i shokut tim, si një njeri korrekt dhe serioz nga Tepelena që po ndërtonte jetën në “18 Shtatorin”, me ndershmëri dhe korrektësi si shumë burra e gra në ushtrinë e atyre viteve.

Në ato ditë që pallati përballë u bë qendra e lajmeve të vendit, pashë për herë të parë një kamera që mori një intervistë me Eduard Selamin, në atë kohë kryetar i Partisë Demokratike, grupi i pardesyve të bardha. Ndoshta ajo periudhë e fortë ishte një ndikim i madh për t’u bërë gazetar. Por vitet rrodhën si Drino në dimër.

Tmerri i 1997 mbuloi me harresë atë kohë një e keqe që ende ka gjurmë në gjithë jugun e vendit dhe gjithë Shqipërinë… Ishte viti 2008, ku duke lexuar gazetat e kohës si një gazetar i etur për lajme, lexova për përvjetorin e masakrës së Peshkëpisë, ata që kishin marrë pjesë janë ende të lirë.

Asnjë nuk është dënuar! Një ndjesi revolte dhe e hidhur me kaploi, si mundet shteti, institucionet nuk vendosin dot drejtësi me ligjin ndaj disa të çmendurve trushplarë.

Po Eri me motrën e tij a i lexon gazetat si puna ime? A ka dhimbje që u rrit pa babanë e tij? Po nëna e Erit, si ndihet kur shikon Belerin në media.

Emrin e Fredi Belerit e kam hasur më shpesh që nga ajo kohë, ka qenë apo nuk ka qenë në masakrën e Peshkëpisë pak kilometra larg kufirit greko- shqiptar.

Beleri përdor si argument se ka qenë në Qipro, por mediat thonë se u arrestua me të njëjtin grup në 1995 para se kryenin një sulm terrorist ndaj Shqipërisë.

E vërteta përfundimtare nuk dihet, por a ka një të vërtetë përfundimtare! Një habi e madhe është për qasjen e Metës dhe Berishës, si mundet që një njeri me kaq shumë ngarkesa negative, pjesa më e madhe e merituar, të pranohet si kandidat.

Kaq dobët është komuniteti i pakicës greke në Himarë. A ka turp më të madh se të dalësh të mbrosh një personazh të tillë? Po nëse fitojnë si do të dalin para publikut! Prej shumë kohësh, doja të shkruaja përjetimin tim për ato vite dhe vendosa ta bëj pikërisht sot kur po synohet heroizimi i Fredi Belerit.

A mendojnë këta që flasin politikisht për dhimbjen e familjarëve që ju vranë njerëzit. E ndërsa ata mbrojnë “heroin” Beleri, nga vitet më vjen herë pas herë kujtimi i 11 prillit, babanë e Erit e kanë vrarë!

Related Posts

Emërohet drejtuesi i ri Byrosë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

Emërohet drejtuesi i ri Byrosë Kombëtare të Hetimit

09/12/2025
E kaloi natën në karrige para Kryeministrisë, Adriatik Lapaj: Jam shkëndija që duhet t’i ndezë qytetarët (VIDEO)
Kryesore

E kaloi natën në karrige para Kryeministrisë, Adriatik Lapaj: Jam shkëndija që duhet t’i ndezë qytetarët (VIDEO)

09/12/2025
E rëndë/ 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale
Kryesore

E rëndë/ 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale

09/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Sot zgjidhet kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

Sot zgjidhet kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit

09/12/2025
Air Albania mbetet në tokë, por vazhdon të shesë bileta
Kryesore

Air Albania mbetet në tokë, por vazhdon të shesë bileta

08/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tragjedia e City College: Çfarë ndodhi në ngjarjen fatale të vitit 1991 dhe si u përfshi Sean “Diddy” Combs

Tragjedia e City College: Çfarë ndodhi në ngjarjen fatale të vitit 1991 dhe si u përfshi Sean “Diddy” Combs

09/12/2025
Krisje totale, Salah sinjale lamtumire nga Liverpool, pas Kupës së Afrikës vjen divorci?

Krisje totale, Salah sinjale lamtumire nga Liverpool, pas Kupës së Afrikës vjen divorci?

09/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al