Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Fiks Fare”. Dy prezantuesit i shfaqën videon që është bërë virale në internet, ku dy të moshuar nga Këlcyra e falenderojnë shumë edhe pse për Këlcyrën s’ka bërë asgjë. Mes humorit Veliaj e ka komentuar këtë video.
“S’kam bërë ende gjë për Këlcyrën, por kam një premtim të pambajtur për Tërmet Peçin në Tepelenë. I është qepur makinave të plehrave në Tiranë. Më merr dhe më pyet, si je, më thotë mirëmëngjes e gëzuar, pastaj më pyet: atë makinën e plehrave kur do ma sjellësh? Ore Tërmet, nuk është flota ime personale i thashë, ka një komision i thashë që blen makinat e plehrave dhe i ndan. Ky është i vetmi premtim i pambajtur për atë zonë, një makinë plehrash për Tepelenën”, tha Veliaj.
Pastaj kryebashkiaku kujtoi një moment gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, kur slogani i socialistëve ishte “E vetmja rrugë”. “Në Tepelenë ishte “Tërmeti, e vetmja rrugë për Tepelenën”, tha Veliaj.
©argjiroja.net