Qindra persona duke përfshirë edhe presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore në Stamboll, në kundërshti të plotë me masat antiCovid. Mediat e huaja raportojnë se ndonëse të pajisur të gjithë me maska, pjesëmarrësit në varrimin e teologut Muhammed Emin Sarac, ishin shumë pranë njëri me tjetrin, duke shkelur një nga rregullat kryesore të pandemisë, atë të distancimit social.
Muhammed Emin Sarac ndërroi jetë ditën e premte në banesën e tij, pasi prej disa ditësh ishte prekur nga koronavirusi. Teologu i njohur ishte një nga predikuesit e Xhamisë Fatih në Stamboll, atje ku u mbajt dhe funerali i tij. Saraç ishte shok i ngushtë me Erdoganin dhe presidenti e çmonte shumë atë.