• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Erdhi për studime në Gjirokastër, por nisi aktivitetin kriminal. Rrëfimi i supermashtruesit nga Tepelena (VIDEO)

16/04/2020
Erdhi për studime në Gjirokastër, por nisi aktivitetin kriminal. Rrëfimi i supermashtruesit nga Tepelena (VIDEO)

Shpeshherë kemi dëgjuar se është kapur dhe arrestuar një keqbërës, fare mirë atë hetuesit mund ta kenë ngarkuar edhe me krime të tjera që nuk i kanë zbuluar ende. Kështu e paraqesin lehtësisht tek gazetarët si një kriminel të rrezikshëm nga i cili shpëtoi shoqëria.

Por ky nuk është rasti i Ledjanit, 35-vjeçarit të lindur në Tepelenë dhe të birësuar nga prindërit biologjik në një familje tjetër në Seman të Fierit.

Ai u arrestua në vitin 2014 si i dyshuar për ngritje skeme piramidale dhe mashtrimin e 900 personave. Por numri i “viktimave” është më i madh, gjë e cila pranohet lehtësisht nga ai vetë.

Me 30 Qershor të 2014, Ledjan Muçaraku prangoset në një prej lokaleve të njohura në rrugën Myslym Shyri në kryeqytet. Aktivitetin kriminal e ka nisur në Gjirokastër në vitin 2005 në moshën 20-vjecare kur nisi studimet në degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin ‘Eqrem Cabej’. Në rrëfimin e tij për emisionin “Uniko” në Tv Klan, Ledjan Muçaraku tregon me detaje gjithë aktivitetin e tij në Gjirokastër, Lazarat, Tepelenë, Fier, Vlorë, Berat, Tiranë e Durrës.

Në momentin e arrestimit, i kollarisur, i mbushur në flori, me dy telefona të kushtueshëm në duar dhe nën shoqërinë e një biznesmeni të njohur, ai nuk bën rezistencë dhe pranon urdhrin e dy oficerëve të policisë kriminale që i komunikojnë se duhet të shkonte me ta në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Diçka kishte nuhatur por nuk e besonte se më në fund dita kishte ardhur. Pas 10 vitesh aktivitet, tashmë një akuzë konkrete dhe e provuar ishte ngritur ndaj tij dhe për këtë arsye gjykata kishte vendosur masën e sigurisë arrest me burg.

Lajmi i arrestimit të tij në media bëri bujë, titujt sensacional të tipit “Arrestohet supermashtruesi, 900 persona e 50 biznesmenë bien në grackën e piramidës së 29-vjeçarit”, ishin kryefjalë e asaj dite.

Dy ditë më vonë, Ledjani para dyerve të Gjykatës së Fierit po sillej si një njeri hallexhi, një njeri i thjeshtë. Qëllimi ishte të provokonte dhembshuri. Me pak fjalë të bënte tregti me ndjenjat e njerëzve. Edhe ky është një tjetër lloj mashtrimi.

Ledjani shiti ëndrrat, shpresat dhe gënjeshtrat e njerëzve. Pas 5 viteve burg, Ledjan Muçaraku tashmë është i lirë.

Ai ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Uniko’, një intervistë e pazakontë, kontroverse, e mbushur me detaje, rrëfime të plota të aktivitetit të tij kriminal.

Demonstrimi i detajuar i mashtrimeve të Ledjanit të habit. Është një mashtrues akrobat që nuk preferon të quhet i tillë. Ai tenton të na mashtrojë edhe neve, aty për aty, për gjëra tashmë të faktuara.

Cili është emri i tij i vërtetë? Aktualisht mban dy identitete të cilat pretendon se i ka zyrtare, Albano Shehu dhe Ledian Muçaraku.

Kishte ikur nga Fieri në vitin 2005 në drejtim të Gjirokastrës pa asnjë qindarkë.

Nuk e fsheh në intervistën e tij, faktin se ishte i detyruar por dhe i vendosur që të kryente çfarëdo lloj shkelje me qëllim final që të pasurohej. Pretendon se nul kishte asnjë rrugë tjetër përveç se të përfshihej në aktivitet kriminal.

Pavarësisht pyetjeve, Ledjan Muçaraku nuk i rrëfen ngjarjet në mënyrë kronologjike. I rrëfen ashtu siç i vjen. Shpeshherë tenton t’i shmanget pyetjeve.

Në kohën që rrëfen se si e nisi veprimtarinë kriminale të mashtrimit, aty për aty tregon për ngjarjet dhe mashtrime që ka kryer në vitin 2014.

Ai rrëfen për fëmijërinë, për faktin se në fshat dhe në gjimnaz e ngacmonin me tallje, kjo ndoshta sipas tij ishte një nga arsyet përse ai u përfshi në veprimtari kriminale. Për t’iu treguar të gjithë bullistëve se ai mund tia dilte, Ledjani rikthehet në fshat duke i mashtruar secilin prej tyre.

Nëse jeni kureshtarë të ndiqni rrëfimin e Ledjan Muçarakut që nuk preferon të cilësohet si mashtrues i thjeshtë, as si kryemashtrues, por me një titull të çuditshëm, ju ftojmë ta ndiqni intervistën në vijim. /klanplus

Related Posts

Moti i keq, rrëshqitje dherash në rrugën e Libohovës
Kryesore

Moti i keq, rrëshqitje dherash në rrugën e Libohovës

19/11/2025
Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati
Kryesore

Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati

19/11/2025
Hartonte akte noteriale të falsifikuara në emër të kolegëve, prokuroria pezullon nga detyra noteren
Kryesore

Hartonte akte noteriale të falsifikuara në emër të kolegëve, prokuroria pezullon nga detyra noteren

18/11/2025
“Im bir nuk kishte konflikte me askënd”, flet babai i të riut në Tepelena që u vra në Greqi
Kryesore

“Im bir nuk kishte konflikte me askënd”, flet babai i të riut në Tepelena që u vra në Greqi

18/11/2025
“Do të djeg për së gjalli, na more nusen”, flet tezja e të riut nga Tepelena që u vra në Greqi (VIDEO)
Kryesore

“Do të djeg për së gjalli, na more nusen”, flet tezja e të riut nga Tepelena që u vra në Greqi (VIDEO)

18/11/2025
Evakuime, rrugë të bllokuara dhe zona pa energji/ Situata e fundit nga moti i keq
Kryesore

Evakuime, rrugë të bllokuara dhe zona pa energji/ Situata e fundit nga moti i keq

18/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Karim Adeyemi thyen heshtjen pas gjobës 450 mijë euro: Kam dështuar si shembull

Karim Adeyemi thyen heshtjen pas gjobës 450 mijë euro: Kam dështuar si shembull

19/11/2025
Padi e re për ngacmim seksual ndaj Diddy, çfarë deklaron avokati i reperit?

Padi e re për ngacmim seksual ndaj Diddy, çfarë deklaron avokati i reperit?

19/11/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al