• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Erdhën për pushime në Shqipëri/Gjykata e Sarandës lë të lirë 51-vjeçarin lituanez, bashkëjetuesja: U inatos se i derdha shishen e rakisë

22/09/2021
Erdhën për pushime në Shqipëri/Gjykata e Sarandës lë të lirë 51-vjeçarin lituanez, bashkëjetuesja: U inatos se i derdha shishen e rakisë

Gjykata e Sarandës ka lënë të lirë kundrejt garancisë prej 3000 eurove një 51-vjeçar lituanez të arrestuar për “dhunë në familje”.

Ngjarja për të cilën akuzohet Nikoljas Kuznecovs, sipas dosjes hetimore ndodhi më 14 shtator pas një debati për pijen. Gruaja gjermane denoncoi në policinë e Sarandës, partnerin lituanez se e kishte dhunuar fizikisht. Në dosjen hetimore thuhet se:

“Për të kaluar pushimet verore të vitit 2021, shtetasja gjermane Helena Barleben dhe shtetasi lituanez, 48 dhe 51 vjeç, të cilët janë në një lidhje intime dhe bashkëjetojnë me njëri-tjetrin, kanë përzgjedhur territorin e Republikës së Shqipërisë, konkretisht fshatin Ksamil në Sarandë. Pushimet e tyre këta shtetas i kalojnë duke u akomoduar në një mjet transporti të llojit ‘rulotë’, të cilin e kanë sjellë me vete, duke e tërhequr me anë të një automjeti.
Më datë 14 shtator, rreth orëve të drekës, midis bashkëjetuesve ka lindur një debat, gjatë zhvillimit të të cilit, shtetasja gjermane H. Barleben ka derdhur shishen me raki që shtetasi lituanez po konsumonte në ato çaste. Kjo e ka ndezur edhe më shumë debatin midis tyre. Në këto rrethana, debati ka degjeneruar në akte dhune që shtetasi lituanez ka ushtruar ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases gjermane Helena Barleben, çaste për të cilat, në kallëzimin e saj kjo e fundit thekson: ‘bashkëjetuesi im nga ky veprim u inatos dhe filloi të më godiste, me pëllëmba dhe me grushte në fytyrë dhe në kokë’”.

Në vijim, shtetasi lituanez është larguar nga vendi ku kishin parkuar “rulotin” e tyre, duke u rikthyer rreth orës 20:00. Por, në rikthim, gjendja psikologjike e shtetasit lituanez ka qenë e rënduar, rrethanë kjo që ka ndikuar në “rindezjen” e konfliktit midis bashkëjetuesve, çaste për të cilat, në kallëzimin e saj, shtetasja gjermane thekson “bashkëjetuesi u kthye në darkë rreth orës 20:00. Kur erdhi bashkëjetuesi im ishte në gjendje më të keqe psiqike dhe aty përsëri kemi filluar sherrin me njëri tjetrin… Sherri vazhdonte me fjalë duke u sharë dhe ofenduar”.

I shqetësuar për atë ç’ka po dëgjonte, një nga punonjësit e kampingut në të cilin gjendej edhe “ruloti” i bashkëjetuesve, ka vënë në dijeni Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Sarandë, ku punonjës të policisë kanë mbërritur në vend duke shuar kështu edhe konfliktin e mëtejshëm të bashkëjetuesve, të cilët janë shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, ku shtetasja gjermane Helena Barleben është kontaktuar nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë këtij komisariati, para të cilit ajo ka parashtruar kallëzim penal”.

Tashmë një turk, një arab, një suedez dhe një lituanez janë banorët më të fundit të përkohshëm të Sarandës. Atyre u duhet të jetojnë këtu deri sa të përfundojnë gjyqet për çështjet për të cilat akuzohen, vepra penale këto të kryera gjatë verës. Veç të tjerash, ata kanë depozituar në bankat shqiptare dhjetëra mijëra euro si garanci për shtetin shqiptar për lirinë e tyre. Ndërkohë një shtetas nga Sri Lanka vazhdon të mbahet i izoluar në paraburgimin e Sarandës për “moskallëzim krimi”.

Related Posts

Krim i rëndë/ Nusja masakron për vdekje vjehrrën! Inçizimi dhe gjurmët e tradhtuan, si e reja shkoi ta grabiste për të shlyer borxhet e kumarit
Kryesore

Krim i rëndë/ Nusja masakron për vdekje vjehrrën! Inçizimi dhe gjurmët e tradhtuan, si e reja shkoi ta grabiste për të shlyer borxhet e kumarit

25/11/2025
Beleri: Duhet të dini që unë e kam ndarë jetën përgjysmë, mes Shqipërisë dhe Greqisë
Kryesore

Beleri: Duhet të dini që unë e kam ndarë jetën përgjysmë, mes Shqipërisë dhe Greqisë

25/11/2025
Fortlumturi Joani: Lufta, konfliktet etnike që prekën Ballkanin, janë një mëkat dhe e keqe që Kisha duhet t’i luftojë
Kryesore

Fortlumturi Joani: Lufta, konfliktet etnike që prekën Ballkanin, janë një mëkat dhe e keqe që Kisha duhet t’i luftojë

25/11/2025
“Ju lutem, ju lutem”/ Policia arreston babanë në sy të fëmijës së mitur, vajza qan e traumatizuar (VIDEO)
Kryesore

“Ju lutem, ju lutem”/ Policia arreston babanë në sy të fëmijës së mitur, vajza qan e traumatizuar (VIDEO)

25/11/2025
Çmimet rriten, shpresat bien: Shqipëria ndër vendet më pesimiste për blerjen e një banese
Kryesore

Çmimet rriten, shpresat bien: Shqipëria ndër vendet më pesimiste për blerjen e një banese

25/11/2025
Rikthim në shtëpinë e tij, Devolli merr drejtimin e Luftëtarit
Kryesore

Rikthim në shtëpinë e tij, Devolli merr drejtimin e Luftëtarit

25/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Momenti i dhimbshëm i Macaulay Culkin në sheshxhirimin e “Home Alone”: Joe Pesci më kafshoi dhe la një shenjë

Momenti i dhimbshëm i Macaulay Culkin në sheshxhirimin e “Home Alone”: Joe Pesci më kafshoi dhe la një shenjë

26/11/2025
Gafa epike e Jonida Vokshit gjatë prezantimit të BBVK, lexon fjalët e skaletës që supozohet të ishin udhëzime vetëm për të

Gafa epike e Jonida Vokshit gjatë prezantimit të BBVK, lexon fjalët e skaletës që supozohet të ishin udhëzime vetëm për të

25/11/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al