• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Endri Shabani shpjegon pse u largua nga studio e Eni Vasilit: Kisha më shumë se gjysëm ore që po dëgjoja Frrokun që tregonte se pse të rinjtë e Thurjes kanë më pak ide politike se djemtë e Qifes

06/05/2021
Endri Shabani shpjegon pse u largua nga studio e Eni Vasilit: Kisha më shumë se gjysëm ore që po dëgjoja Frrokun që tregonte se pse të rinjtë e Thurjes kanë më pak ide politike se djemtë e Qifes

Ndjesë!

I kërkoj ndjesë shikuesve që sot u largova nga studio e Open ende pa mbaruar emisioni. Arsyeja ishte se nuk mu dha hapësira të thoja të vërtetat e mia, në mënyrë të barabartë me ata që përhapën të pavërtetat e tyre.

Pasi kisha më shumë se gjysëm ore që po dëgjoja Frrokun që tregonte se pse të rinjtë e Thurjes kanë më pak ide politike se djemtë e Qifes, tentova të shpalosja këndvështrimin tim, i cili u konsiderua pa interes për moderatoren.

Mesazhi im ishte se ne kemi humbur si shoqëri duke lënë jashtë parlamentit intelektualë të guximshëm si Pano Soko, dhe duke futur në Parlament shokët e Tomës.

Dhe për këtë rezultat mediat kanë përgjegjësinë e tyre, pasi kanë luajtur një rol të rëndësishëm gjatë fushatës, duke bindur opinionin publik që të mos votonin për forcat e reja.

Rasti më konkret, në 30 ditë fushatë emisioni Open nuk kanë qenë asnjë minutë i hapur për forcat e reja, si Nisma Thurje apo kandidatët e pavarur. Në të njëjtën kohë hapësira televizive iu dha personazheve që bënin fushatë kundër çdo alternative të re në këtë vend. Prej disa muajsh ka patur një orkestër analistësh që përpiqet t’i mbushë mëndjen shqiptarëve që as të mos e mendojnë të heqin dorë nga ata që e kanë marrë vendin peng.

Dhe sot, pasi Nisma Thurje ka marrë 10216 vota, të cilat në një proporcional kombëtar do të ishin mjaftueshëm për tu përfaqësuar në Kuvend, vijnë e të bëjnë gjyqin se pse ‘dështuan’ forcat e reja? Apo ‘pse janë kaq të paaftë të rinjtë?’.

Më fal, po si do fitojë e reja në këtë vend, kur përballë është një regjim që ka me vete jo vetëm sistemin zgjedhor, por edhe paratë e shtetit, edhe paratë e pista, edhe patronazhistët, madje edhe median (bashkë me analistë)?

Ka nga ata që thanë se një televizion privat ‘fton kë të dojë dhe s’mund t’i kërkosh llogari’, por unë nuk jam dakord.

E para, do ishte mirë të bëhej transparente nëse pagesat nga tre mijë, 10 mijë apo 25 mijë euro për emisionet në televizionet private janë paguar duke respektuar legjislacionin tatimor apo ligjin për median audiovizive. Publiku ka nevojë ta dijë cila ka qënë reklamë e paguar dhe cila jo.

E dyta, televizionet vërtet mund të jenë private por ne iu kemi dhënë një pasuri publike, siç është liçenca kombëtare e transmetimit. Ne jemi rrethuar nga antena transmetuese dhe ri-transmetuese, pikërisht që ata të zhvillojnë biznesin e tyre për informimin e publikut. Ne si publik, do duhet ‘t’ia shohim hajrin’ kësaj pasurie publike.

Dhe e treta, ne iu japim vazhdimisht para publike televizioneve private. Vetëm dy vite më parë iu dhamë 4 milion euro për dixhitalizimin e tyre, por ndihma ka qënë e vazhdueshme.

Prandaj edhe televizionet private kanë përgjegjësi publike që dalin përtej hapësirës së reklamës, qoftë kjo e hapur apo e fshehtë.

Pjesë e kësaj përgjegjësie është edhe informimi i publikut për të gjitha ofertat politike në zgjedhje, dhe Nisma thurje ishte një prej tyre.

Dhe për ta mbyllur, dua të theksoj se as unë, as Pano, dhe as qindra të rinj dhe të reja që kandiduan me Nismën Thurje, nuk i kemi hyrë politikës për të zgjidhur hallet personale, apo për të gjetur ndonjë punë. Fatmirësisht ne jetojmë me profesionet tona.

Ne i kemi hyrë politikës sepse jemi të shqetësuar për rrugën ku po shkon ky shtet, dhe kjo shoqëri.
Prandaj halli sot nuk është karriera jonë, por çfarë modeli i japim të rinjve në këtë shoqëri?
Do i rrisim me modelin e të rinjve të shkolluar, të përgjegjshëm dhe të guximshëm, të cilët promovohen dhe na përfaqësojnë në Kuvend?
Apo do t’iu themi të integrohen në botën e krimit, si e vetmja mënyrë për tu ngjitur në skenën e politikës? Kjo është dilema sot, e cila do ketë efekt edhe nesër, kur të jenë harxhuar paratë e reklamave.

Kjo çështje moderatores së emisionit iu duk ‘moralizëm’ i tepruar, por unë nuk mendoj se është.

Unë besoj se ky duhet të ishte shqetësimi kryesor i çdo personi publik në këtë vend, dhe sa më i madh përfitimi nga kjo shoqëri, aq më e madhe duhet të ishte edhe përgjegjësia.
Por, fatkeqësisht jetojmë në një shoqëri spektakli, ku emisionet janë në garë për klikime, në vend që të mendonin për të luajtur rolin që iu takon në edukimin e shoqërisë.

E pra, kjo ishte ajo që doja të të thoja sot përmes televizorit, por nuk munda.

Related Posts

Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!
Kryesore

Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!

14/07/2025
Me 14 mijë euro të padeklaruara në kufi, ndalohet një person në Kakavijë
Kryesore

Me 14 mijë euro të padeklaruara në kufi, ndalohet një person në Kakavijë

14/07/2025
Tentoi të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare në park, gjykata greke çon shqiptarin në Korydallo
Kryesore

Tentoi të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare në park, gjykata greke çon shqiptarin në Korydallo

14/07/2025
Si po zëvendësohen shqiptarët/ 20% e punonjësve janë të huaj, nga India deri në Filipine
Kryesore

Si po zëvendësohen shqiptarët/ 20% e punonjësve janë të huaj, nga India deri në Filipine

14/07/2025
Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë, zbardhet shkaku
Kryesore

Kishte brenda një emigrant të paligjshëm, ndalohet autobusi i agjencisë shqiptare në Qafë Botë

14/07/2025
E rëndë në Vlorë/ Vajza tenton vetëvrasjen, dyshime se familja fshehu ngjarjen. Babai nuk ishte dakord me stilin e jetesës së saj
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Vajza tenton vetëvrasjen, dyshime se familja fshehu ngjarjen. Babai nuk ishte dakord me stilin e jetesës së saj

14/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Roza Lati për nënën e saj, Rita Latin: E kam parë gjithmonë si Merlin Monroe-n time

Roza Lati për nënën e saj, Rita Latin: E kam parë gjithmonë si Merlin Monroe-n time

14/07/2025
Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!

Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!

14/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al