• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Emrat/ Mes të arrestuarve dhe një grua/ Çfarë fshihet pas pengmarrjes në Gjirokastër (Detajet)

10/06/2021
Emrat/ Mes të arrestuarve dhe një grua/ Çfarë fshihet pas pengmarrjes në Gjirokastër (Detajet)

Detaje të reja për operacionin e policisë në Gjirokastër që çoi në arrestimin e tre personave për pengmarrje. Mësohet se 34-vjeçari J. Gj i cili u mor peng për disa orë dhe u mbajt nën kërcënimin e armës në shtëpinë e 35-vjeçares së arrestuar Denisa Karagjozi.  J.Gj, njihej si përdorues dhe shpërndarës droge dhe autorët e pengmarrjes ishin pikërisht shokë të tij, të gjithë banorë të së njëjtës lagje. Për disa orë 34-vjeçari është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht. Ende nuk dihen shkaqet e rrëmbimit, por dyshohet se ka të bëjë me aktivitetin kriminal që ushtronte 34-vjeçari. Asnjë prej të ndaluarve nuk ka deklaruar ende asgjë për policinë. Policia ka arrestuar kuadër të operacionit ‘Kalaja’, Myrteza Domin, 28 vjeç, Denisa Karagjozi, 35 vjeçe, Enea Taho, 33 vjeç, si dhe po hetohet në gjendje të lirë një 14-vjeçar.

Njoftimi i plote i policise

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kalaja”.

I hoqën lirinë në mënyrë të paligjshme nën kërcënimin e armës 34 vjeçarit, arrestohen në flagrancë nga Policia 3 shtetas. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, një sasi dozash me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva dhe një mjet mprehës (thikë) Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasit J. Gj., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, i kanë hequr lirinë nën kërcënimin e armës 4 shtetas, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur finalizimin e operacionit “Kalaja”, ku si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

M. D., 28 vjeç, E. T., 33 vjeç dhe D. K., 35 vjeçe, të tre banues në Gjirokastër, si dhe u procedua në gjendje të lirë një 14 vjeçar. Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri – tjetrin nën kërcënimin e armës i kanë hequr lirinë shtetasit J. Gj, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij për disa orë.

Falë reagimit të menjëherëshëm të Policisië dhe veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi dhe vënia në pranga e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit E. T., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, një mjet mprehës(thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

 

Related Posts

Arrestohet ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
Kryesore

Arrestohet ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

03/02/2026
Kryesore

Gjykata Kushtetuese s’ka vendim për Ballukun

03/02/2026
Skandali me mbetjet e rrezikshme të “Kurum”, kush janë 33 personat e arrestuar (Emrat)
Kryesore

Skandali me mbetjet e rrezikshme të “Kurum”, kush janë 33 personat e arrestuar (Emrat)

03/02/2026
Erë e fortë në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit
Kryesore

Erë e fortë në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit

03/02/2026
Mbetjet e “Kurum”, 33 masa sigurie, mes tyre edhe ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
Kryesore

Mbetjet e “Kurum”, 33 masa sigurie, mes tyre edhe ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

03/02/2026
Shembjet në rrugë, bllokohet për tre netë aksi Librazhd–Korçë
Kryesore

Shembjet në rrugë, bllokohet për tre netë aksi Librazhd–Korçë

03/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Duroni 10 ditë”/ Luiz Ejlli ndez dyshimet, çfarë po përgatit?

“Duroni 10 ditë”/ Luiz Ejlli ndez dyshimet, çfarë po përgatit?

04/02/2026
Moment që pritej prej vitesh! Netflix transmeton koncertin e parë të BTS

Moment që pritej prej vitesh! Netflix transmeton koncertin e parë të BTS

03/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al