Deputetja Albana Vokshi ka dhënë sot një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike.
Ajo bëri me dije se kryesia ka miratuar emrat e kandidatëve për Primaret në bashkitë që kishin mbetur pa miratuar.
Emrat për bashkitë e mbetura:
Fushë Arrëz- Dedë Bajraktari, Hilë Curi, Hilë Kola, Pjetër Qafa, Nikë Deda
Cërrik- Ankelida CCela, Servet Duzha
Gjirokatër- Enkelejda Muzhi, Telnis Skuqi, Shemsho Lamja, Dorian Lami
Përmet- Edmont Komino, Niko Shupuli.
Këlcyrë- Arjan Kasaj, Edmond Nano
Memaliaj- Albert Malaj, Bukurosh Ajdini
Tepelenë- Baftiar Imeri, Hysni Kasëmi
Kamëz- Arian Hoxha, Asllan Dogjani, Shemsi Prencci
Bulqizë- Dëfrim Fiku, Fatos Hoxha
Krujë- Agim Kodra, Agron Loka, Andi Gjoka, Arjan Vogli, Aqif Mesi, Genc Lacci, Gëzim Hoxha, Ilir Ndreu, Imer Merlika, Ndriçim Babasi, Denis Hidri
Për bashkitë e tjera është duke u biseduar me partitë e tjera aleate, në ditët në vijim KOKOE do japë një informacion më të plotë në lidhje me kandidaturat e miratuara nga kryesia.