Qytetarët shqiptarë nuk durojnë dot më. Ndërkohë që prej më shumë se dy orësh pala greke është tërhequr dhe nuk po kalon më asnjë automjet, emigrantët kanë bllokuar rrugën në Kakavijë. Qytetarë të shumtë kanë zbritur nga makinat e tyre dhe janë vendosur në rrugë, për të protestuar.
Ata kërkojnë që të bëhet diçka për të eliminuar radhët e gjata dhe procedurat e zgjatura nga apla greke. Në rrugë ndodhen edhe makina policie. Ata kërkojnë që të bëhet diçka për të eliminuar radhët e gjata dhe procedurat e zgjatura nga pala greke. Në rrugë ndodhen edhe makina policie. Qytetarët gjithashtu akuzojnë punonjësit e ambulancave dhe efektivët e policisë se kanë kaluar njerëz pa radhë.
“Një makinë e kuqe në targë greke kaloi në kundra vajtje, policia e kaloi përpara nesh. Kanë marrë autobusat jashtë radhe dhe i kanë kaluar. Këto ambulancat nuk kanë qenë në shërbim të popullit, kanë qenë për të shtypur njerëzit. Ambulancat kanë marrë njerëz dhe i kanë kaluar lartë në doganë. Ku është ministri i Jashtëm. Si ka mundësi që tërë natën ambulancat lartë e poshtë duke transportuar njerëz për të kaluar kufirin, ndërsa sot s’ka asnjë ambulancë. Na shtypën edhe fëmijën,”– shprehen ata.
Mesohet se pala greke ka ndërprerë punën. Për arsye që ende nuk dihen në doganën greke nuk duket më asnjë polic prej më shumë se një orë e gjysmë.
Ndërkohë, radhët e makinave në pikën kufitare të Kakavijës ka shkuar në 25 km. Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperaturë të larta. Disa persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa ambulanca përplasi për vdekje një fëmijë 10-vjeçar. Edhe në Kapshticë situata paraqitet e njëjtë. Rama ka theksuar se për këtë çështje është në komunikim të vazhdueshëm me palën greke.