Situata shfaqet e rëndë në doganën e Kakavijës kur radha e makinave ka shkuar në rreth 20 kilometra. Ndërkohë, shumë udhëtarë janë duke u përballur me temperaturat e larta dhe mërzinë e pritjes. Por duket se pritja e gjatë ka bërë që disa prej tyre të merren edhe me gjëra të tjera ndërsa presin në radhë. Rasti i tillë është ai i disa zonjave të cilat kanë filluar të mbledhin rigon në fusha. Edhe pse prej 4 orësh ka filluar lëvizja e makinave ritmi është shumë i ngadaltë duke pasur parasysh radhën e gjatë.