Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e së premtes mori disa vendime. Krahas emërimit të 6 studentëve të diplomuar nga shkolla e Magjistraturës, KLP emëroi me 11 votaGjon Fushën si drejtues në prokurorinë e Apelit Gjirokastër.
Anëtarët e KLP kanë diskutuar edhe për prokurorët që aktualisht kanë caktim të përkohshëm si drejtues të cilët konkurrojnë për SPAK, konkretisht Donika Prela te Krimet e Rënda dhe Elizabeta Imeraj në Prokurorinë e Tiranës.
Pas diskutimeve, anëtarët e KLP në shumicë vendosën që titullarët e dy prokurorive të mbeten në këtë gjendje deri në finalizimin e procesit të konkurrimit në SPAK.
©argjiroja.net