Dy muaj pas shkarkimit të Alket Qëndros është emëruar drejtori i ri i Tatimeve në Sarandë. Ai është Mikel Sterjopullo. Prej vitesh Sterjopullo ka punuar në këtë institucion në pozicione të ndryshme. Me ardhjen e ministres së re të Financave, Anila Denaj, në fillim të këtij viti, nisi edhe shkarkimi i gjithë drejtorëve të Tatimeve në rrethe.
©argjiroja.net