• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Emërohet drejtori i ri i Ndërmarrjes së Trajtimit Studentor Gjirokastër

13/09/2020
Grushtat në Bashkinë Gjirokastër, reagon Prefektura: Shefqeti kishte marrë leje. Aurelin e rrahu për çështje private

Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, ka emëruar një tjetër drejtues në institucionet që ka në varësi. Klodian Micka do të zëvendësojë Doriana Demon te Ndërmarrja e Trajtimit Studentor Gjirokastër. Emërimi i Mickës është bërë dy ditë më parë. Para 3 vitesh Micka ka qenë gjithashtu drejtor ALUIZNI në Gjirokastër. Në një vit drejtimi të Bashkisë Gjirokastër, duket se edhe Flamur Golemi për fat të keq, s’ka ndonjë ndryshim nga paraardhësit e vet në këtë detyrë, kur vjen fjala tek promovimi i njerëzve të rinj.

Po të shohësh sot pjesën më të madhe të drejtuesve të emëruar prej tij, janë të njëjtët njerëz që kanë shërbyer në pozicione të ngjashme edhe më parë. Kështu ndodhi me Doriana Demon apo Vangjel Muçon, dy drejtues të tjerë të emëruar para disa ditësh. Të kuptohemi, kjo nuk është fare një çështje emrash të përveçëm dhe asesi nuk jemi duke thënë se Doriana Demo, Vangjel Muço, Klodian Micka e të tjerë s’kanë të drejtë të jenë në pozicione drejtuese apo që duhet të qëndrojnë pa punë. Jo, pa punë mos pafsh as hasmin thotë një shprehje.

Problemi është përse duhet të vijojë kjo praktikë rrënuese e delegimit të punëve apo promovimit në pozicione drejtuese të një grupi të ngushtë njerëzish, a thua se vetëm ata kanë lindur për drejtorë dhe kanë talent të madh në menaxhim?! Kur janë të njëjtët njerëz që qarkullojnë nga njëri pozicion në tjetrin, të krijohet përshtypja se këtu nuk ndryshon asgjë. Për fat të keq kjo është duke ndodhur në këtë një vit edhe në Bashkinë Gjirokastër.

Me ndonjë përjashtim të vogël si nënkryetarja Jorida Muho, nuk gjen dot disa emra të tjerë të rinj që janë promovuar në pozicione drejtuese. Dhe sigurisht që vazhdimi i kësaj praktike rrënuese nuk bën gjë tjetër veçse largon njerëz drejt emigracionit apo qendrave më të mëdha urbane. Gjirokastra s’e ka luksin të humbasë njerëz e sidomos ata pak të rinj që jetojnë ende këtu apo zgjedhin të kthehen pasi përfundojnë studimet në Tiranë.

©argjiroja.net 

Related Posts

Zgjidhet mitropoliti i ri i Gjirokastrës dhe Korçës
Kryesore

Zgjidhet mitropoliti i ri i Gjirokastrës dhe Korçës

16/09/2025
E rëndë në Finiq/ Grabiten me dhunë dy të moshuar
Kryesore

E rëndë në Finiq/ Grabiten me dhunë dy të moshuar

16/09/2025
Në timon pa patentë dhe makinë pa targa, arrestohet 45-vjeçari në Përmet
Kryesore

Gjirokastër, adoleshentja pa patentë shkakton aksident

16/09/2025
Kryesore

“Një birbo pa din e pa iman” – Rama kritikon gjyqtarin: Ktheve në detyrë drejtorin e AMP Vlorë që u kap me presh në duar në Ksamil. Shkelja është ‘e ububushme’

15/09/2025
Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeveritar, Diella mbetet jashtë
Kryesore

Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeveritar, Diella mbetet jashtë

15/09/2025
Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë
Kryesore

Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

15/09/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

“Made in China”/ Noizy tallet me Mozzik për orët luksoze: E du edhe unë një kështu

“Made in China”/ Noizy tallet me Mozzik për orët luksoze: E du edhe unë një kështu

18/09/2025
Vlahoviç njeriu i momentit, por bisedimet për rinovim me Juventus mbeten ende të ngrira

Vlahoviç njeriu i momentit, por bisedimet për rinovim me Juventus mbeten ende të ngrira

18/09/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al