Situata e krijuar nga reshjet e dëborës në qarkun Gjirokastër po shkon drejt normalizimit. Sot është zhbllokuar nga dëbora edhe rruga e fshatit Fushëbardhë. Për të ndjekur nga afër këtë punë ishte edhe deputeti i PS-së, Flamur Golemi.
”Sot kam ndjekur nga afër punën për hapjen e rrugës së fshatit Fushëbardhë. Falenderoj banorët për durimin dhe mirëkuptimin që kanë treguar në një situatë si kjo. Po kështu mirënjohje për punonjësit e ARRSH Rajoni Jugor dhe kompaninë ‘Cobial’. Do të vijoj edhe nesër e në vazhdim të ndjek këtë gjendje deri në zhbllokimin e rrugëve të çdo fshati”, thotë Golemi.