• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ekzekutimi i biznesmenit nga Saranda, policia me sytë nga Greqia

23/12/2022
Ekzekutimi i biznesmenit nga Saranda, policia me sytë nga Greqia

Një javë nga vrasja e Edmond Papës në Selitë, në kryeqytet, policia ende nuk ka ende asnjë autor të dyshuar. Agresori i 49-vjeçarit është dokumentuar nga 5 kamera sigurie, por deri në një tunel në rrugën Fadil Bodinaku, ndërsa më pas shkëputen pamjet filmike.

Për hetuesit nuk është përcaktuar ende nëse autori është larguar nga zona ku ndodhi vrasja me ndonjë automjet, apo ka qëndruar i fshehur në ndonjë banesë. Për këtë arsye është zgjeruar koha e këqyrjes së kamerave për të verifikuar lëvizjet e autorit dhe monitorimi.

Për hetimet e kësaj ngjarjeje, drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, iu përgjigj interesit të Klan News. Gjatë një aktiviteti ai u shpreh se një grup i posaçëm me ekspertë po kryen verifikime të ndryshme.

“Kam për të deklaruar se për hetimin e kësaj ngjarje të rëndë kriminale, po funksionon edhe në këto momente, një grup i posaçëm hetimor. Ne nuk mund të ndajmë më shumë me median dhe publikun në këto momente. Është një hetim që do të marrë kohën e nevojshme dhe shpresojmë që hetimi të sjellë rezultate pozitive”, ka thënë Tonin Vocaj.

Grupi hetimor ka shtrirë hetimet dhe ka kërkuar informacione për dy vrasje të tjera, pasi viktimat kishin lidhje me njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për ekzekutimin e Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja, në Greqi, për zhdukjen e një ngarkese prej 700 kg kanabis dhe të Aleksandër Sadikajt ngjarje e ndodhur pak muaj më parë në Tiranë.

Për vrasjen e dy shqiptarëve në Athinë, grupi hetimor ka kërkuar informacione nëse u ekzekutuan si kundërpërgjigje e vrasjes së Edmond Papës në Tiranë, apo nëse është një vijimësi e vrasjeve të të njëjtin grup, që nisën fillimisht me Aleksandër Sadikajn, Edmond Papën dhe së fundmi me dy shqiptarët, Çerçizaj dhe Armando Ogranaja./ Klan News

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al