• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ekspertja e Harvardit tregon vitaminën më të mirë për trurin

16/10/2022
Ekspertja e Harvardit tregon vitaminën më të mirë për trurin

Vitaminat janë të nevojshme për funksionimin, rritjen dhe zhvillimin normal të qelizave. Rëndësia e vitaminave lidhet drejtpërdrejt me shëndetin, pasi është treguar se shfaqja e sëmundjeve të caktuara krijohet nga mungesa e disa vitaminave. Aktualisht, vitaminat mund të ndihmojnë në parandalimin e disa sëmundjeve kronike.

Natyrisht, ato gjenden në ushqim, ndaj këshillohet të zgjedhim mirë mënyrën e të ushqyerit.

Autorja e librit “This is your brain on food”, Dr. Uma Naidoo, e Universitetit të Harvardit, ka siguruar në një intervistë për BBC se vitamina më e mirë për trutin është vitamina B, sepse ajo është çelësi për të mbajtur trurin tonë të ri dhe të shëndetshëm.

“Ka 8 lloje të vitaminave B. Një nga të preferuarat e mia dhe për të cilën flas gjatë gjithë kohës, është vitamina B-9, e cila është acid folik”, thotë mjekja, e cila argumenton se vitaminat B janë të mira edhe për organe të tjera përveç trurit, por që të gjitha kanë “ndonjë element” që e ndihmon atë.

Vitaminat B ndihmojnë trupin të marrë energji nga ushqimi që hamë. Ato gjithashtu ndihmojnë në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe kontribuojnë në funksionin e mirë të imunitetit, si dhe mbështesin procese të tjera të rëndësishme në trup. Ato janë të tretshme në ujë, kështu që mund të humbasin në ujin e gatimit dhe, nëse merren me tepricë, eliminohen me anë të urinimit.

Vitaminat B mund të merren nga peshku, pula, viçi, vezët dhe produktet e qumështit. Edhe perimet me gjethe jeshile apo fasulet kanë gjithashtu këto lloj vitaminash.

Por, Dr. Naidoo rekomandon që të mos hamë vetëm një lloj ushqimi: “Mos hani vetëm fasule ose vetëm perime me gjethe jeshile, sepse atëherë do të humbni shtatë vitaminat e tjera B”.

Related Posts

VIDEO/ Peshkaqeni del në brigjet e një plazhi në Masaçusets, një person u kafshua pasi e kapi dhe e lëshoi atë në ujë
Lifestyle

VIDEO/ Peshkaqeni del në brigjet e një plazhi në Masaçusets, një person u kafshua pasi e kapi dhe e lëshoi atë në ujë

10/07/2025
Vullkani në Antarktidë po nxjerr pluhur ari me vlerë 5,000 paund çdo ditë
Lifestyle

Vullkani në Antarktidë po nxjerr pluhur ari me vlerë 5,000 paund çdo ditë

10/07/2025
Ky tru i lashtë u ruajt në një mënyrë që është e vështirë të besohet
Lifestyle

Ky tru i lashtë u ruajt në një mënyrë që është e vështirë të besohet

10/07/2025
Shkencëtarët zbulojnë planin revolucionar për të ringjallur një specie gjigante, të ngjashme me dinozaurët
Lifestyle

Shkencëtarët zbulojnë planin revolucionar për të ringjallur një specie gjigante, të ngjashme me dinozaurët

10/07/2025
Zbulohet fosil i rrallë, zvarranik shtatzënë që nga epoka prehistorike
Lifestyle

Zbulohet fosil i rrallë, zvarranik shtatzënë që nga epoka prehistorike

08/07/2025
Zbulimi i mbetjeve më të vjetra njerëzore në Antarktidë ngre pyetje të reja
Lifestyle

Zbulimi i mbetjeve më të vjetra njerëzore në Antarktidë ngre pyetje të reja

07/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Parlamenti Evropian: Jo “marrëveshje” me çdo çmim me SHBA-në

Parlamenti Evropian: Jo “marrëveshje” me çdo çmim me SHBA-në

11/07/2025
Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, ndërron jetë 17-vjeçari në Itali

Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, ndërron jetë 17-vjeçari në Itali

11/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al