• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Eksperti turk: Greqisë ia marrim ishujt brenda 1 nate

03/03/2021
Eksperti turk: Greqisë ia marrim ishujt brenda 1 nate

Në mediat greke po përcillet me shqetësim shfaqja e “analistëve” dhe “ekspertëve” që shfaqen në kanalet televizive të Turqisë. “Shpeshherë shprehin teori që forcojnë klimën e tensionuar në marrëdhëniet me Greqinë”, shkruan Protothema.

Media helene është ndalur në deklaratat që ka bërë Eray Güçüler, një oficer i pensionuar, i cili konsiderohet si ekspert sigurie.

Güçüler shprehu shqetësimin e tij për prezencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi dhe bashkëpunimin Athinë-Uashington.

Megjithatë për CNN turk, eksperti tha se nuk i konsideron këto dy vende si rrezik sepse sipas tij ushtria turke mund të pushtojë ishujt në Egje për një natë.

“Nëse më pyesni nëse e marr të gjithë këtë si një kërcënim për Turqinë, jo. Unë nuk e shikoj kështu. Sepse nëse i futesh diçkaje të tillë, si ta them është një proverbë turke:

“Ti shkon për diçka të mirë, por humb edhe ato që ke sepse brenda një nate ishujt kalojnë në krahun e Turqisë””, tha ai.

Gjatë intervistës eksperti turk sulmoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për prezencën e fortë ushtarake në rajonin e Thrakës, sidomos në Alexandroupolis, zonë të cilën ai e konsideron të rëndësishme për Turqinë.

“Alexandroupolis është një zonë e rëndësishme. Në korrik 1920 kur ushtria greke pushtoi Turqinë, ishte një vend që u përdor si pikë kryesore transporti.

Nuk është e rastësishme që atje u bë një bazë tokësore dhe marine. Përveç kësaj, 4 baza të tjera nëpër Greqi, Kretë dhe Qipro. Çfarë ndodh kur pyesim se pse bëhen këto investime të mëdha?

Na thuhet se bëhet për Rusinë? Unë pyes se ku është Rusia? Ku është Rusia këtu? Me shumë mundësi nga një këndvështrim strategjik plani afatgjatë është për Rusinë, por në fazën e parë këtu shënjestër është Turqia”, tha ai.

Eksperti turk shkoi deri aty derisa tha se armët amerikane në këtë bazë në Greqi, në të ardhmen mund t’i drejtohen Turqisë.

Related Posts

Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

Imuniteti Ballukut, Kuvendi mblidhet më 23 shkurt

16/02/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Dënimi me 2 vite burg, Beleri çon vendimin në Gjykatën Kushtetuese

16/02/2026
5 propozimet kryesore të PS/ Rama: Nuk cenohet gjyqësori. Nisma nuk lidhet me Ballukun
Kryesore

5 propozimet kryesore të PS/ Rama: Nuk cenohet gjyqësori. Nisma nuk lidhet me Ballukun

16/02/2026
Nga Blendi Fevziu te Geri Çipi, kush janë anëtarët e rij të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së
Lajme

Nga Blendi Fevziu te Geri Çipi, kush janë anëtarët e rij të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së

16/02/2026
Vrasja e të dënuarit në burgun e sigurisë së lartë në Greqi, në dhomën ku ndodhi krimi ishte dhe shqiptari Alket Rizai
Kryesore

Vrasja e të dënuarit në burgun e sigurisë së lartë në Greqi, në dhomën ku ndodhi krimi ishte dhe shqiptari Alket Rizai

16/02/2026
Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!
Kryesore

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

16/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trajneri i Hungarisë tregon dëshirën e Szoboszlai, ëndrra e lojtarit të Liverpool është transferimi te…

Trajneri i Hungarisë tregon dëshirën e Szoboszlai, ëndrra e lojtarit të Liverpool është transferimi te…

16/02/2026
Çfarë ndodhi? Arrestohet Getinjo? – iconstyle.al

Çfarë ndodhi? Arrestohet Getinjo? – iconstyle.al

16/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al