• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Eksodi biblik i shqiptarëve/ Fshatrat po rrënohen, qytetet drejt zvogëlimit! (VIDEO)

20/03/2023
Eksodi biblik i shqiptarëve/ Fshatrat po rrënohen, qytetet drejt zvogëlimit! (VIDEO)

Në emisionin “Money” në Euronews Albania u trajtua këtë të shtunë tematika e largimit të shqiptarëve.

Disa e quajnë lëvizje të lirë, të tjerë largim. Ka nga ata që flasin për braktisje, por ka dhe nga ata që e gjykojnë si një eksod biblik. Të gjitha këto janë sinonime të emigrimit, si plagë e hapur këtu e 33 vite më parë, e që nuk u mbyll asnjëherë në Shqipërinë tonë.

Shtëpitë në fshatrat e thellë janë rrënuar në masë tashmë. Shumë qytete janë zvogëluar, dhe jeta në to përfundon sapo bie muzgu, me ëndrrën për t’u zgjuar në Europë, Amerikë apo Australi, ëndërr që e kanë prekur dhe po e jetojnë njerëzit e tyre të afërm.

“Kjo përkthehet vetëm me një term. Shqipëria po bëhet një vend i pabanueshëm. Nuk banohet dot. Nuk është puna as te rrogat, as te qarkullimi në rrugë, as te aksidentet. Të gjitha bashkë, politika nuk po e gjen ilacin, sepse po e kthejnë nga dita në ditë në tokë të pabanueshme”, deklaroi sipërmarrësi Gjergji Gjika.

Numrin më të madh të banorëve që kanë jetuar brenda vendit që nga koha kur u themelua shtet, Shqipëria e ka regjistruar në vitin 1989, me 3,2 mln banorë. 20 vite më pas, 10% e njerëzve kishin ikur jashtë, pjesa më e madhe të hipur në anije e gomone të tejmbushura në kërkim të lirisë dhe mundësivë të privuara nga regjimi komunist.

“Pas viteve 90 pati një ikje masive të shqiptareve drejt një bote të panjohur dhe kjo gjë u evidentua në censusin e parë të bërë në 2001-shin, kur popullsia nga 4.1 milionë shkoi në 3.1 mln……Dhjetvjecari i dytë ishte më tepër bashkim familjesh, dhe kur u bë CENSUSI I vitit 2011, popullsia rezultoi 2.8 mln, pra një ikje me 300 mijë vetë në 10 vjet”, tha Ines Nurja, eksperte e statistikave.

Statistikat zyrtare për numrin e banorëve që jetojnë në vend, shtetet ia besojnë CENSUSIT, ose regjistrimit të popullsisë dhe banesave, i cili kryhet cdo 10 vite nga një ekip i madh njerëzish të certifikuar që trokasin derë më derë dhe pasqyrojnë të dhënat në regjistrin zyrtar të Insititutit të Statistikave.

Ky regjistrim, i cili duhet të mbyllej në vitin 2020, po vonon të kryhet, por, në mungesë të tij, tkurrja e popullsisë mund të lexohet kudo; në shkolla, në maternitete, në zyrat e gjendjes civile e në ndërmarrjet private që kërkojnë punëtorë.

“Të dhënat e EUROSTAT që janë me emër mbiemër, tregojnë që në vitet 2014-2022 janë 930 mijë vetë që kanë tentuar emigrimin.

Nuk e di se sa mund të jenë rikthyer se këtë e tregon CENSUSI, por tendenca në BE për tu larguar ka shkuar në 1 milionë, dhe këtu heqim Anglinë, Kanadanë e SHBA-të. Është një tendencë e frikshme, nëse shohim 70% e njerëzve janë të rinj”, tha Nurja

Ndërkohë eksperti i ekonomisë Klodian Muço deklaroi për Money. “Ne shikojmë që pas 32 vitesh ka një fluks të ri emigracioni. Në shikojmë që në vitet e fundit ka një kërkesë gjithmonë e në rritje të Shqiptarëve që duan të largohen. Statistikat na llogarisin në 10 vendet e para në botë për emigracionin e trurit.

Në 10 vendet e para në Europë për kërkesën e azilit politik. Ndër vendet e para, në Angli për kërkesën e të rinjve shqiptarë që përdorin gomone, si në vitet 90. Në thelb ka një fluks të ri emgirator që është më i lartë se vendet e luftës si Ukraina e Siria”.

Related Posts

Karamuço: Zyrtari i lartë amerikan kërkoi takim kokë më kokë, pa përkthyes, me prokurorin që heton Ballukun (VIDEO)
Lajme

Karamuço: Zyrtari i lartë amerikan kërkoi takim kokë më kokë, pa përkthyes, me prokurorin që heton Ballukun (VIDEO)

07/11/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Lajme

Këlcyrë, 13-vjeçarja paraqitet në spital pasi dyshohet se konsumoi ilaçe

06/11/2025
Hetimet ndaj Ballukut, Dumani: Nuk është e vërtetë që prokurori i çështjes është kërcënuar. Ai ka të gjithë mbështetjen time
Lajme

Hetimet ndaj Ballukut, Dumani: Nuk është e vërtetë që prokurori i çështjes është kërcënuar. Ai ka të gjithë mbështetjen time

06/11/2025
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Lajme

Gjirokastër, ndalohet mësuesja me diplomë të falsifikuar

06/11/2025
tepelene thike plagosje
Lajme

Kapet i riu nga Tepelena, kanosi me armë një 23-vjeçar nga Gjirokastra dhe i dëmtoi makinën

06/11/2025
Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Lajme

Gjirokastër, ndalohet i riu që dyshohet se përdh*noi të miturën

06/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Karamuço: Zyrtari i lartë amerikan kërkoi takim kokë më kokë, pa përkthyes, me prokurorin që heton Ballukun (VIDEO)

Karamuço: Zyrtari i lartë amerikan kërkoi takim kokë më kokë, pa përkthyes, me prokurorin që heton Ballukun (VIDEO)

07/11/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë

Këlcyrë, 13-vjeçarja paraqitet në spital pasi dyshohet se konsumoi ilaçe

06/11/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al