Luftëtarin pritet që të ketë ndryshime rrënjësore në verë. Nga bluzinjtë do të vijojnë që të ketë shumë largime. Burime pranë lojtarëve dhe skuadrës bëjnë me dije se Rapo, Dunga por edhe të tjerë futbollistë do të shohin mundësi për të luajtur në ekipe të tjera të Superiores, por edhe jashtë.
Një prej tyre është edhe mallakastrioti Maldin Ymeraj, i cili ka rënë në syrin e disa klubeve elitare. Madje, Ymerajn e kanë ndjekur edhe në ndeshjet që ka zhvilluar me Luftëtarin, si në Gjirokastër ashtu edhe në takimet në transfertë.
Me shumë gjasa, ish-lojtari i Kukësit në sezonin e shkuar që ka bërë një edicion mjaft të mirë me bluzinjtë do të veshë një tjetër fanellë në verë.