• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Ekonomia Blu” dhe rasti i Shqipërisë

04/05/2019
“Ekonomia Blu” dhe rasti i Shqipërisë

Nga Daniel Guçe, ekspert i SME-ve
 
Koncepti më i ri për zhvillimin e zonave bregdetare dhe oqeanike është ai i “Ekonomisë Blu”, sipas Bankës Botërore dhe Komisionit Europian, i cili kërkon të promovojë rritjen ekonomike dhe përfshirjen sociale, duke siguruar në të njëjtën kohë qëndrueshmërinë mjedisore. Ekonomia blu ka komponentë të ndryshëm, duke përfshirë industritë tradicionale të detit si turizmi, peshkimi, transporti detar, por edhe aktivitete të reja dhe në zhvillim, të tilla si energjia e rinovueshme në det të hapur, akuakultura, aktivitetet naftë-nxjerrëse të detit, turizmi nënujor, etj.
Ashtu si “Green Growth”, që fokusohet në rritjen eficiente në përdorimin e burimeve natyrore, ashtu edhe “Ekonomia Blu” mund të zhvillohet në një strategji të përbashkët në ekosistemin e saj. Po ku qëndron Shqipëria në raport me konceptin në fjalë? Shqipëria ka një vijë bregdetare prej 362 km. Referuar të dhënave nga ministritë e linjës për aktivitetet si më poshtë, rezulton se:

Turizmi bregdetar është kontributori më i madh në “Ekonominë Blu” të Shqipërisë.

Industria e Turizmit dhe Udhëtimeve raportohet të ketë kontribut direkt në PBB prej 8,5% (në 2017) dhe 7,7% të punësimit, ose ndryshe 93.500 vende pune.

Turizmi bregdetar në Shqipëri vjen në shumë forma, duke përfshirë turizmin e zhytjes, arkeologji detare, ekoturizëm, peshkimi rekreativ, etj.

Peshkimi: Vlera e eksportuar në sektorin e peshkimit për vitin 2018 ishte 5.2 mld lekë. Ndërkohë krahasuar me 2017, eksportet e peshkimit janë rritur +16.2%.

Në vitin 2018, numri i të punësuarve në këtë sektor ishte 1,094 persona.

Riparimeve i anijeve

Vendi ynë numëron rreth 450 anije peshkimi. Aktualisht, riparimi i anijeve shqiptare të peshkimit në pjesën më të madhe bëhet në Itali. Po mendohet që ky sektor, në zhvillim e sipër, të mbështetet që subjekteve private t’ju krijohet mundësia që shërbimet e riparimit të bëhen në portet tona. Transporti detar realizohet në katër portet kryesore, Durrës, Vlorë, Shëngjin, Sarandë si dhe portet e karburanteve Port-Romano dhe Petrolifera janë gjithashtu një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë sonë. Nisur nga sa më sipër dhe shumë aktivitete të tjera që lidhen me “Ekonominë Blu”, apo qoftë dhe potenciale ende të pashfrytëzuara si energjia e rinovueshme në det të hapur, guidat për arkeologjinë nënujore, etj., nga të cilat ka përfitime sociale dhe ekonomike, mbrojnë dhe ruajnë diversitetin e ekosistemit detar, duhet të zhvillohen në një strategji të përbashkët.
 
Përse një strategji ndërsektoriale e Ekonomisë Blu në Shqipëri?

Shqipëria është pjesë e nismës Adriatiko – Joniane EUSAIR, e cila ka në fokus Ekonominë Blu, Ndërlidhjen Rajonale, Cilësinë e Mjedisit dhe Turizmin e Qëndrueshëm. Por kjo mbetet një nismë e Komisionit Europian, në kuadër të politikave integruese për vendet e Ballkanit Perëndimor. Përfshirja dhe zbatimi i politikave të tilla në nivel mikro është detyrë e vendeve anëtare në këtë nismë, deri në ngritjen e strukturave të posaçme në nivele ekzekutive për zbatimin e kësaj strategjie.

Një histori suksesi lidhur me ndërveprimin në konceptin “Ekonomia Blu” për vitin 2018 ishte Porti i Vigos në Spanjë. Angazhimi i Autoritetit Portual, Zonës së Lirë Ekonomike dhe Universitetit të Vigos arritën të menaxhonin mbi 45 projekte me bashkëfinancim nga BE dhe 300 ekspertë të angazhuar në implementimin e këtyre projekteve. Rezultati i konsorciumit të mësipërm ishte: Ndërtimi i një Markate Peshku 4.0, studime dhe trajnime, Qendër trajnimi për sportet detare në nivel kombëtar, Qendër e formimit profesional për portet, Anije multifunksionale për monitorimin e mjedisit detar, etj.

E sjellë në realitetin shqiptar, modeli që mund t’i qasej atij të Vigos si rast studimor, apo për t’u zhvilluar në konceptin e Ekonomisë Blu, është ai i Zonës së Lirë në Spitallë, shumë pranë portit tregtar të Durrësit, atij të hidrokarbureve, rrugëve kryesore nacionale dhe aeroportit ndërkombëtar të Rinasit, me një prani të konsiderueshme të kulturës së peshkimit dhe flotës përkatëse; kompanive të specializuara në përpunimin dhe konservimin e peshkut, shumë shkollave të mesme profesionale, një krahu pune të kualifikuar dhe kompetitiv. Mungesa e shfrytëzimit të potencialeve të mësipërme do të ishte, një dëm ekonomik.

Prandaj integrimi ndërsektorial në një strategji kombëtare të “Ekonomisë Blu”, bazuar në të gjitha aktivitetet ekonomike që zhvillohen në Asetin më të madh natyror të Shqipërisë, Detin Jon dhe Adriatik, është detyrë jo vetëm e Qeverisë Shqiptare, por edhe aktorëve të tjerë si: institucionet arsimore, sektori privat dhe shoqëria civile, të cilat duhet të nisin procesin e projektimit për të identifikuar sfidat, projektet dhe veprimet që do të kryhen, referuar dhe modeleve të vendeve të BE-së për strategjitë e konceptit në fjalë./ Monitor 

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
Asnjë votë për dorën që godet edhe të vetët!
Blog

Asnjë votë për dorën që godet edhe të vetët!

11/05/2025
Rama mbyll fushatën: Jemi kthyer në fuqinë e pandalshme të rilindjes së Shqipërisë. Në 11 maj marrim 78 mandate
Uncategorized

Rama mbyll fushatën: Jemi kthyer në fuqinë e pandalshme të rilindjes së Shqipërisë. Në 11 maj marrim 78 mandate

09/05/2025
Artan Fuga: A kishte të dashur Skënderbeu apo shkonte me shërbëtoret?
Blog

Artan Fuga: Kujt nuk ia jap votën në 11 maj

09/05/2025
Berisha në Gjirokastër: Tërmeti ndau 60 milionë euro me drejtorët e tij
Uncategorized

Berisha në Gjirokastër: Tërmeti ndau 60 milionë euro me drejtorët e tij

24/04/2025
Rama në Gjirokastër: U ndjeva shumë mirë kur pashë mësues në takim me kënetën! Pyetini, i ka luajtur kush nga vendi?
Uncategorized

Rama në Gjirokastër: U ndjeva shumë mirë kur pashë mësues në takim me kënetën! Pyetini, i ka luajtur kush nga vendi?

22/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al