Në vijim të vizitës së tij në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama është ndalur edhe në Muzeun Etnografik të qytetit, që në fakt është shtëpia e lindjes së diktatorit Enver Hoxha. Teksa po lëvizte në ambientet e brendshme, kryeministri u tërhoqi vëmendjen punonjësve për të fikur dritat dhe kursyer energjinë elektrike.
“Muzeu Etnografik i Gjirokastrës dhe Shtëpia Muze e Ismail Kadaresë, dy hapësira të rilindura të trashëgimisë sonë historike dhe kulturore, që i shtohen ofertës turistike të Gjirokastrës, falë arkitektit të famshëm Jesus Hernandez, Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Ministrisë së Kulturës e Bashkisë së Gjirokastrës”, shkruan Rama. Shihni videon më poshtë. ©argjiroja.net