• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Edi Rama sot në Athinë, “Protothema”: Kryeministri shqiptar luan me dy porta

08/01/2021
Edi Rama sot në Athinë, “Protothema”: Kryeministri shqiptar luan me dy porta

Zv.ministri i Jashtëm i Greqisë, Miltiadhis Varviciotis, komentoi dje marrëdhëniet aktuale Greqi-Shqipëri, si dhe vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Turqi, ku u prit në një ceremoni zyrtare nga Presidenti Recep Tayip Erdogan, madje ky i fundit e cilësoi Shqipërinë vend simotër të Turqisë.

Duke u ndaluar te raportet mes dy vendeve, zv.ministri grek u shpreh se “ndodhemi në një fazë me vullnet bashkëpunimi të ndërsjellë, kemi bashkëpunim në çështjet për zgjerimin europian dhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në Europë. Në këtë kuadër kemi hapur një diskutim të gjerë dhe në BE për hapat që duhet të hidhen nga pala shqiptare para se të arrijmë në takimin e parë ndërqeveritar. Referohem në reformat që duhen bërë në procedurat e censusit, të drejtat e minoriteteve etnike, regjistrimi i pasurisë së paluajtshme, që prek dhe minoritarët. Këto kritere përfshihen tashmë dhe në axhendën europiane, jemi duke i ndjekur nga afër”.

Më tej, numri dy i diplomacisë greke komentoi dhe çështjen e kufirit detar mes dy vendeve, i cili do të marrë zgjidhje nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

“Çështja e dytë që kemi me Shqipërinë është përcaktimi i ZEE, siç dihet do të realizohet përmes Gjykatës Ndërkombëtare. Të dyja palët jemi në fazën e përpunimit të dosjes me pozicionet përkatëse që do paraqesim në Hagë. Siç e dini, në Shqipëri ka reagime të fuqishme të brendshme në lidhje me zhvillimet e fundit me zgjerimin e Jonit me 12 milje nga Greqia, madje deklarata janë bërë edhe nga Presidenti i vendit, Ilir Meta dhe nga opozita, ndërsa qeveria e Ramës ka deklaruar hapur se është e drejta e Greqisë, që nuk cenon aspak të drejtat e Shqipërisë dhe nuk është e nevojshme klima e nënshtrimit që duan të ushqejnë zërat kundër. Ky është kuadri i marrëdhënieve aktuale me Sh qipërinë. Ka hapa të vështirë në aspektin teknik, këtu është vështirësia. Nuk kemi çështje pompoze, për deklarata apo foto karakteristike të hapave madhorë në marrëdhëniet tona, por ka shumë detaje teknike, për të thënë më në fund se kalojmë në fazën tjetër”, u shpreh ai.

Vizitën e bujshme të Kryeministrit Rama në Turqi, Varviciotis e lidhi me marrëveshjet në aspektin ekonomik.

“Në lidhje me vizitën e Ramës në Turqi rezultatet që ne nxorëm nga ky takim janë se u kufizua në çështjet ekonomike dhe marrëveshje ekonomike mes dy vendeve, duke shmangur çdo deklaratë politike, që mund të karakterizonin dhe një bashkëpunim ushtarak strategjik nën kuadrin e NATO-s”, tha zv.ministri Varviciotis.

“Protothema”: Rama luan me dy porta

“Kryeministri i Tiranës ka lidhje të ngushta me Ankaranë, por pret ‘pasaportë europiane’ nga Athina”. Kështu nis titulli i një artikulli të publikuar nga media helene “Protothema”, që ka zbardhur axhendën e Kryeministrit Edi Rama në Greqi që pason vizitën dyditore në Turqi. Mësohet se Rama do të ketë një takim privat me ministrin e Jashtëm Nikos Dendias, ndërsa do të drekojë me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

“Kjo është një vizitë informale nga Kryeministri shqiptar, i cili dy ditët e mëparshme ishte në Ankara me ftesë të Presidentit Erdogan. Të dy udhëheqësit, të cilët mbajnë një marrëdhënie të ngushtë, nënshkruan një seri marrëveshjesh bashkëpunimi në shëndetësi, arsim, ndërtim, infrastrukturë dhe kulturë. Ata gjithashtu nënshkruan një marrëveshje ‘Partneriteti Strategjik’”, thuhet në artikull.

Ndër të tjera, theksohet se “Rama është ndër aleatët më besnikë të Erdoganit në rajon.

“Në pushtet për 7 vjet, Edi Rama konsiderohet si aleati më besnik i Tajip Erdogan në rajon. Mbi të gjitha, Turqia është një nga investitorët më të mëdhenj në Shqipëri. Ishte Z. Rama që – përmes Ankarasë – kishte imponuar refuzimin e marrëveshjes së parë greko-shqiptare për krijimin e një EEZ midis Karamanlis dhe Berishës nga Gjykata e Lartë e vendit”.

“Protothema” raporton se pas marrëveshjeve, ftesa e Erdogan kishte të bënte patjetër me “mostolerancën” e Ankarasë lidhur me lëvizjet e fundit të Tiranës kundrejt Greqisë, ku më 20 tetor Rama dhe Dendias ranë dakord ta referonin në Gjykatën e Hagës çështjen e zgjerimit territorial në rast të mosgjetjes së kompromisit.

Po ashtu, media sjell në vëmendje deklaratën e Ramës që e konsideroi si një të drejtë të patjetërsueshme atë të Greqisë për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Nuk dihet nëse gjatë vizitës në Ankara Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Erdogan kanë folur lidhur me çështjen e detit.

Related Posts

Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Shkaktoi aksidentin me vdekje, arrestohet 34-vjeçari

02/12/2025
Kumbaro marrëveshje me qeverinë franceze për shkolla dygjuhëshe
Lajme

Kumbaro marrëveshje me qeverinë franceze për shkolla dygjuhëshe

02/12/2025
Protesta e fermerëve, bllokohet qarkullimi në aksin Kakavijë-Janinë
Kryesore

Protesta e fermerëve, bllokohet qarkullimi në aksin Kakavijë-Janinë

02/12/2025
Kryesore

Pezullimi i Ballukut, Kushtetuesja mblidhet sot

02/12/2025
Reshje shiu dhe shtrëngata, çfarë ndodh me motin sot
Kryesore

Rikthehen reshjet e shiut, si pritet të jetë moti gjatë ditës

02/12/2025
Fermerët grekë vijojnë protestën, përplasje me policinë
Kryesore

Fermerët grekë vijojnë protestën, përplasje me policinë

02/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nëna e Shpatit: Vitin e fundit nuk ka qenë i qetë!

Nëna e Shpatit: Vitin e fundit nuk ka qenë i qetë!

02/12/2025
Nga Vinicius te Valverde, Alonso zbeh yjet e Realit, shqetësohet edhe Perez

Nga Vinicius te Valverde, Alonso zbeh yjet e Realit, shqetësohet edhe Perez

02/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al