• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Edi Rama: Shumica e shqiptarëve duan hapjen e listave, por s’mund ta hedh poshtë marrëveshjen me Bashën

08/07/2020
Edi Rama: Shumica e shqiptarëve duan hapjen e listave, por s’mund ta hedh poshtë marrëveshjen me Bashën

Pas takimit me përfaqësuesit e opozitës parlamentare për listat e hapura dhe miratimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor, kryeministri Rama u shpreh se gjuha e përbashkët nuk u gjet edhe këtë herë. Kryeministri pranon se është e vërtetë që një shumicë dërrmuese e qytetarëve shqiptarë duan të kenë mundësi të zgjedhin përfaqësuesin e tyre në Parlament, por ai thekson se tashmë nuk mund t’i rikthehet marrëveshjes së arritur me opozitën jashtë parlamentit.

“Kemi një konflikt në themel, i cili lidhet me marrëveshjen që kemi bërë me opozitën jashtë parlamentare. Për mua ajo është një bazë, në të cilën mund të shtojmë, por jo të heqim.

Ne jemi të gatshëm të konsiderojmë një formula hapje të listave, jemi të gatshëm të diskutojmë për ta formalizuar gjatë procesit të diskutime për të arritur në një konsensus trepalësh.

Por në një konsensus të tillë të gjithë duhet të pranojnë diçka që nuk e dëshirojnë. E para, kemi nevojë për një mazhorancë të gjerë në kuvend, e cila është shumë përtej asaj që ne kemi.

E dyta, PS nuk do të angazhohet në procese kapje të një vote këtu dhe të një vote atje për të bërë një ligj kaq themelor. Unë nuk kam ndonjë respekt më të madh për ata që janë jashtë se ata që janë brenda, i respektoj të gjithë.

Në këtë aspekt, unë dua të jap një mesazh të qartë: Është e vërtetë që një shumicë dërrmuese e qytetarëve shqiptarë duam të kenë më shumë zë në proces, duan të kenë mundësinë jo thjesht të zgjedhin një program, një parti, një lider, por të kenë një preferencë për një kandidat apo një tjetër.

Kjo është e qartë dhe ne jemi PS dhe e kemi sfidë me vetveten që të jemi pasqyrë ku reflektohen dëshirat e njerëzve. Por, marrëveshja është një pengesë e madhe për anën tjetër, për deputetët aktual të opozitës dhe ata duhet të pajtohen me idenë se këtë pengesë duhet ta kapërcejnë. Nuk mundemi dot t’i rikthehemi marrëveshjes edhe pse unë jam me ata”, u shpreh Rama.

Related Posts

Aksident në Sarandë–Delvinë, 4 të plagosur, detajet e para nga ngjarja
Lajme

Aksident në Sarandë–Delvinë, 4 të plagosur, detajet e para nga ngjarja

05/07/2025
I shkaktuan miliona euro dëm shtetit, Gjykata e Fierit lë në burg CEO-n dhe ish-administratorin e “Bankers Petroleum”
Lajme

I shkaktuan miliona euro dëm shtetit, Gjykata e Fierit lë në burg CEO-n dhe ish-administratorin e “Bankers Petroleum”

05/07/2025
Ishte kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh
Lajme

Ishte kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

05/07/2025
Hodhi inertet e ndërtimit në plazh, arrestohet inxhinieri në Dhërmi
Lajme

Hodhi inertet e ndërtimit në plazh, arrestohet inxhinieri në Dhërmi

05/07/2025
Laboratori i kokainës në Greqi, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar
Kryesore

Laboratori i kokainës në Greqi, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar

05/07/2025
Patrulla të shtuara në rrugët e qarkut të Korçës, më shumë se 770 masa administrative në një javë
Lajme

Patrulla të shtuara në rrugët e qarkut të Korçës, më shumë se 770 masa administrative në një javë

05/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Fansat habiten: Billie Eilish vjen nga një familje me famë, a është ajo një “nepo baby”?

Fansat habiten: Billie Eilish vjen nga një familje me famë, a është ajo një “nepo baby”?

05/07/2025
Analizë: Trump, Siria dhe Izraeli: Loja komplekse ku Erdogan kërkon përfitime

Analizë: Trump, Siria dhe Izraeli: Loja komplekse ku Erdogan kërkon përfitime

05/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al