• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Edi Rama, lajmi kryesor i Samitit të Athinës

23/08/2023
Edi Rama, lajmi kryesor i Samtit të Athinës

Një takim që është mbajtur në fillim të kësaj jave në Athinë midis udhëheqësve të institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian dhe krerëve të shteteve ose qeverive të disa vendeve që aspirojnë anëtarësimin në BE, ka dhënë mjaft indikacione për rrugën që mund ta marrë zgjerimi i bllokut këtë vjeshtë dhe në vitet në vazhdim.

Ai ka zbuluar, po ashtu, se i gjithë procesi është i rrethuar me çështje të ndërlikuara.

Së pari, duhet analizuar konteksti i këtij takimi në kryeqytetin grek, me ftesë të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis. Tubimi i tillë është një ngjarje e rregullt në këtë periudhë të vitit, tash e disa vite. Zakonisht përfshin gjashtë vendet kandidate dhe kandidate potenciale për në BE të Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Në shumë mënyra, takimi në Greqi ka qenë një mjet për këtë vend për të treguar lidership në një rajon, ku gjendet gjeografikisht dhe ku luan rol të jashtëzakonshëm politikisht.

Për më tepër, ky takim ka shënuar 20-vjetorin e një vendimi historik në Selanik – qytetin e dytë të Greqisë – sipas të cilit, të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, një ditë, do të anëtarësohen në BE. Trashëgimia dhe simbolika pas këtij vendimi janë të dukshme.

Megjithatë, takimi ka ofruar diçka të re. Ka pasur dy të ftuar të rinj: Moldavinë dhe Ukrainën. Kjo e ka transformuar atë në një ‘samit joformal të zgjerimit të BE-së’, pasi Kievi dhe Kishinjevi janë vende kandidate për në BE. Shpresat janë që bisedimet e pranimit me to të nisin deri në fund të vitit. Por, prania e tyre ka ngritur pyetjen se pse kanë munguar vendet e tjera që aspirojnë BE-në, Turqia dhe Gjeorgjia?!

Disa diplomatë të BE-së kanë thënë se Greqia e ka bërë ftesën, por gjithashtu kanë theksuar se ky format nuk synohet të jetë i përhershëm.

I pyetur se pse Turqia dhe Gjeorgjia nuk kanë qenë të pranishme, një diplomat ka thënë: “Vendet e ftuara duket se kanë përparuar më së shumti në rrugën e tyre”.

Ky pohim mund të duket i saktë, pasi Tbilisi është qartazi një hap prapa Moldavisë dhe Ukrainës, sepse nuk është as vend kandidat. Në anën tjetër, bisedimet e pranimit të Turqisë në BE janë ngrirë prej vitesh, për shkak të disa mosmarrëveshjeve midis Ankarasë dhe BE-së për çështje të ndryshme.

Por, teknikisht, Turqia mbetet më e avancuar se shumica e vendeve që synojnë BE-në, pasi ka nisur bisedimet e pranimit në vitin 2006 – gjë që e vendos atë në të njëjtën kategori me Malin e Zi dhe Serbinë. Vlen të theksohet se Kosova, e pranishme në Athinë, as që njihet si shtet i pavarur nga BE-ja.

Megjithatë, duket se këtu ka diçka tjetër në lojë. Një nga temat dominuese të bllokut këtë vjeshtë është “kapaciteti absorbues”. Ky koncept sillet rreth mënyrës se si duhet të funksionojë Bashkimi Evropian kur t’i nënshtrohet zgjerimit të mëtejshëm.

Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, nuk është më çështja nëse do të zgjerohet blloku, por kur dhe si. Ky ndryshim është nxitur sidomos nga vendet perëndimore të BE-së, që historikisht kanë kundërshtuar zgjerimin e bllokut. Franca dhe Gjermania kanë krijuar një grup të përbashkët pune për këtë çështje, i cili do t’i paraqesë mendimet e tij fillestare në shtator.

Kur Komuniteti Politik Evropian (EPC) të mblidhet në qytetin spanjoll të Granadës, në fillim të tetorit, “kapaciteti absorbues” do të jetë temë kryesore e diskutimit. Vendimet, ndoshta të një natyre politike dhe institucionale, mund të merren në samitin e BE-së në dhjetor.

Kur zyrtarët e BE-së diskutojnë “kapacitetin absorbues”, ata shpesh mendojnë se si do të funksionojë “BE-ja 35”. Kjo nuk i referohet vitit 2035, por anëtarësimit të vendeve të reja. Në atë rast do të ishin tetë të reja, pasi BE-ja aktualisht ka 27 shtete anëtare. Sfidë është se, aktualisht, janë dhjetë vende që kërkojnë t’i bashkohen BE-së: gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Gjeorgjia, Moldavia, Turqia dhe Ukraina. Pra, cilat dy nuk po merren parasysh?

Diplomatët mund të këmbëngulin se termi “BE 35” nuk është i lidhur me vende specifike, por Samiti i Athinës mund të ketë dhënë një indikacion të hershëm se cilat mund të jenë në të vërtetë 35 vendet.

Por, çfarë ka ndodhur me vetë takimin? Në pamje, ai është dukur mjaft i suksesshëm – sidomos në afrimin e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me homologët e tyre ukrainas dhe moldavë.

Disa zyrtarë të BE-së kanë pranuar se ka pasur frikë të vazhdueshme midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor se Kievi dhe Kishinjevi mund ta “kalojnë radhën” dhe t’i bashkohen BE-së përpara tyre. Kjo është vërtet shqetësuese, pasi të gjitha vendet e Ballkanit kanë pritur për më shumë se një dekadë – me pak indikacione – se mund t’i bashkohen bllokut së shpejti. Ato, duke përfshirë edhe Ukrainën e Moldavinë, e gjejnë veten në të njëjtën varkë, pa rrugë të shpejtë për anëtarësim – së paku sipas Brukselit.

Një incident gjatë takimit ka treguar se si marrëdhëniet delikate dypalëshe mund ta pengojnë përparimin drejt Brukselit, pavarësisht se sa reforma mund të jenë ndërmarrë.

Lajm kryesor nga takimi i Athinës ishte se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ishte i ftuar. Arsye për këtë ka qenë arrestimi i Fredi Belerit, një burrë që ka garuar për kryetar bashkie në qytetin jugor shqiptar të Himarës, nën siglën e një partie të minoritetit grek, të lidhur me një koalicion opozitar.

Beleri është arrestuar në mes të majit, nën dyshimet për blerje votash. Edhe pse i ka fituar zgjedhjet, ai mbetet në paraburgim, gjë që ka shkaktuar protesta të zhurmshme nga Greqia dhe akuza nga Tirana se Athina po ndërhyn në drejtësinë e Shqipërisë.

Tani ka mundësi reale që Greqia ta bllokojë Shqipërinë nga hapja zyrtare e kapitujve të anëtarësimit në BE, më vonë këtë vit. E gjithë kjo tregon se, pavarësisht diskutimeve të mëdha për kapacitetin absorbues, rrugëve të shpejta drejt anëtarësimit dhe debateve për 35 ose 37 anëtare të BE-së, procesi, në fund të fundit, mbetet subjekt i politikës kombëtare, e madje edhe lokale të BE-së.

REL

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Gjermania me rregulla të reja, si mund të rifitoni shtetësinë shqiptare
Lajme

Gjermania me rregulla të reja, si mund të rifitoni shtetësinë shqiptare

11/05/2025
Asnjë votë për dorën që godet edhe të vetët!
Blog

Asnjë votë për dorën që godet edhe të vetët!

11/05/2025
E rëndë në Greqi, pasagjeri sulmon me thikë kapitenin e anijes me turistë
Lajme

E rëndë në Greqi, pasagjeri sulmon me thikë kapitenin e anijes me turistë

10/05/2025
Fier, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore
Lajme

Fier, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore

10/05/2025
Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?
Lajme

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

10/05/2025
Një ditë para votimit, Piro Dhima shfaqet me familjen: Më kanë mbështetur prej ditës së parë!
Kryesore

Një ditë para votimit, Piro Dhima shfaqet me familjen: Më kanë mbështetur prej ditës së parë!

10/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Gjermania me rregulla të reja, si mund të rifitoni shtetësinë shqiptare

Gjermania me rregulla të reja, si mund të rifitoni shtetësinë shqiptare

11/05/2025
Asnjë votë për dorën që godet edhe të vetët!

Asnjë votë për dorën që godet edhe të vetët!

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al